Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kopshti Botanik në pronësi të Bashkisë, Koni: Vendim i jashtëligjshëm

2019/09/19 at 7:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kopshti Botanik në pronësi të Bashkisë, Koni: Vendim i jashtëligjshëm

Vendimi i Këshillit të Ministrave për ti kaluar Kopshtin Botanik në pronësi Bashkisë së Tiranës është konsideruar shkelje e hapur e autonomisë universitare nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.


Në një deklaratë për mediat ai tha se ky vendim është marrë duke ndjekur procedura të parregullta nga ana ligjore dhe në mungesë të plotë transparente nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

“Dëshiroj të theksoj me forcë se, marrja e këtij Vendimi është në shkelje të hapur të autonomisë të Universitetit të Tiranës dhe në kundërshtim të plotë me ligjin e arsimit të lartë 80/2015”, thotë Koni.

Koni sqaroi se pas pushimeve verore ka thirrur Senatin Akademik për të shqyrtuar dhe mbajtur një qëndrim ndaj kësaj VKM-je. Por në këtë mbledhje nuk u arrit asnjë përfundim kështu që rektori i UT-së, caktoi datën 19 Shtator, për mbledhjen e Senatit Akademik.

“Në këtë mbledhje, disa anëtarë të Senatit Akademik, kërkuan të thërriteshin përfaqësues të Bashkisë Tiranë, në mënyrë që, sipas tyre, të dëgjoheshin se çfarë do të bëhej konkretisht në Kopshtin Botanik, ndërkohë që VKM, tashmë ka hyrë në fuqi dhe sipas saj, Universitetit të Tiranës, i hiqet prona me emërtimin “Kopshti Botanik” dhe i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë, duke i hequr përfundimisht edhe të drejtën e administrimit nga UT të kësaj prone.

Në mënyrë të përsëritur, disa anëtarë të Senatit Akademik, duke përdorur përsëri artifica, me një sjellje aspak të denjë për një anëtar të Senatit Akademik, si organi kolegjial më i lartë akademik i UT, i cili është përgjegjës për përmbushjen e misionit të institucionit, bënë që përsëri, Senati Akademik i UT, të mos dilte me një qëndrim zyrtar në lidhje me VKM nr.510 datë 17.07.2019.

Fatkeqësisht kjo është e vërteta dhe ajo çfarë ndodh në Senatin Akademik të UT, edhe kur bëhet fjalë për marrje apo tjetërsim të pronave të UT dhe të ambjenteve të pedagogëve dhe studentëve të UT, në kushedi çfarë…. koha do ta tregojë shumë shpejt”, tha Koni.

Rektori i Universitetit të Tiranës theksoi se do të vazhdojë ta kundërshtojë këtë VKM deri në anulimin e saj.

“Të gjithë autorët dhe bashkautorët që kanë marrë pjesë në këtë maskaradë, dua t’i siguroj se një ditë, do të japin llogari dhe do të përgjigjen jo vetëm para ligjit, por edhe para fëmijëve apo nipërve të tyre; apo edhe ata që nuk reaguan apo nuk ngritën zërin për ta ndalur atë, dhe me veprimet apo mosveprimet e tyre, bën që të vetmin Kopsht Botanik, me vlera unikale dhe të pazendësueshme, e lejuan të mos jetë më i tillë”, përfundoi deklaratën e tij Mynyr Koni. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Beqja: Të falim gjobat e AKU-së. Spahia: Teatër me sigurinë ushqimore

Beqja: Të falim gjobat e AKU-së. Spahia: Teatër me sigurinë ushqimore

Video/ Dha lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, përlotet spikerja

Video/ Dha lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, përlotet spikerja

FOTO-VIDEO/ Tahiri në ankth e i ulur në shkallët e gjykatës pret vendimin

FOTO-VIDEO/ Tahiri në ankth e i ulur në shkallët e gjykatës pret vendimin
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com