Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma zgjedhore, Rama ftesë publike opozitës: Dialog pa kushte!

2019/09/18 at 2:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama citon artistin e njohur: Teatri, si stallë kuajsh

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ftuar palët politike në Shqipëri në një tryezë për reformën zgjedhore. Ajo thotë se është e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar reformën zgjedhore në kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe ato të palëve.


Për këtë ftesë i pari që reagoi ishte lideri i PD-së, Lulzim Basha. Ai u pyet nga gazetarët pas aktivitetit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe deklaroi: “Po ti shikojmë ftesat se ftesat po bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”.

Pak orë më vonë reagoi kryeministri Edi Rama. Në një ftesë publike, shpërndarë në rrjetet sociale ai iu drejtohet liderëve të opozitës joparlamentare.  Rama thekson se pavarësisht kundërshtive, ai nuk mund të zhbëjë ekzistencën e opozitës joparlamentare.

“Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore. Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu. Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë”, shkruan Rama.

Duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në qershor të 2021, Rama shkruan se Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për opozitën joparlamentare, në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Rama thekson se është gati për dialog, për reformën zgjedhore pa kushte!

“Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte”.



Ju sugjerojmë

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
Kryesore

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

17 Tetor, 2025 12:24 pm
Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

17 Tetor, 2025 12:18 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump mesazh të prerë Hamas: Respektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake

17 Tetor, 2025 11:06 am
Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit
Bota

Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit

17 Tetor, 2025 11:05 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherri me armë në Tiranë/ Shpallet në kërkim një 32-vjeçar, arrestohet i vëllai

17 Tetor, 2025 10:05 am
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës

17 Tetor, 2025 10:04 am
BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027
Bota

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027

17 Tetor, 2025 9:41 am
Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së
Aktualitet

Sot në Tiranë mbahet protesta për drejtësinë e ish krerëve të UÇK-së

17 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 tetor 2025

17 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Tetor, 2025 8:00 am
Para
Basha: Ftesa e Ramës, provokuese. OSBE në Tiranë të flasë për…

Basha: Ftesa e Ramës, provokuese. OSBE në Tiranë të flasë për...

Senatori amerikan: Vuçiç, i zemëruar me taksën

Senatori amerikan: Vuçiç, i zemëruar me taksën

Zingraf: Rregullimi i mediave online të bëhet në përputhje me standardet

Zingraf: Rregullimi i mediave online të bëhet në përputhje me standardet
















TE FUNDIT

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
17 Tetor, 2025

Në Konferencën e Kryetarëve, kryeparlamentari, Niko Peleshi, ka reaguar ndaj ndërhyrjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
17 Tetor, 2025

Kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur që përgjatë kësaj të premteje të pezullojë lundrimin detar për mjetet e...

Lexo më shumë

Trump mesazh të prerë Hamas: Respektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
17 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se forcat “shumë shpejt, shumë afër” mund të hyjnë në Gaza nën patronazhin e...

Lexo më shumë

Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit

Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit
17 Tetor, 2025

"Mbrëmë, një pajisje shpërthyese u vendos nën makinën e gazetarit dhe prezantuesit të Report, Sigfrido Ranucci. Makina shpërtheu, duke dëmtuar edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com