Këmishat janë padyshim një veshje që ndodhet në garderobën e të gjithëve. Përmes stilit apo materialeve të ndryshme këmishat këtë sezon janë perfekte për çdo rast.
Këtë vjeshtë modelet e këmishave janë të larmishme që nga printet e luleve, tek mikro-vijat dhe ato njëngjyrëshe me fjongo të mëdha ose të cilat mund t’i kompletoni me spila, variantet janë të shumta.
Ndërkohë për mbrëmje nuk mund t’iu mungojnë, këmishat e zeza ose të kuqe prej dantelle për një pamje të kuruar, por gjithashtu mjaft të thjeshtë./Opinion.al/