-U tha në Opinion

Opinion/E shkuara e errët e kryebashkiakëve!


               Publikuar në : 14:00 - 18/09/19 |
geliano fataj

Mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun u diskutua tema lidhur me kryebashkiakët me të kaluar kriminale.

Të ftuar për të folur rreth kësaj teme ishin gazetari Alfred Peza, ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, gazetari Aristir Lumnezi, juristi Jordan Daci, avokati Adriatik Lapaj si dhe konstitucionalisti Sokol Hazizaj.

Partia Demokratike u shpreh gjatë paradites së të martës se Gjykata e Janinës konfirmoi se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe se ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Këtë të martë në emisionin Opinion është diskutuar pikërisht për këtë çështje, lidhur me kryebashkiakët që kanë pasur probleme me drejtësinë./Opinion.al/

 

Pas