Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ishte Irani prapa sulmeve ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite?

2019/09/18 at 8:06 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A ishte Irani prapa sulmeve ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite?

Sulmet ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite kanë tronditur tregjet botërore të energjisë, nxitën tensione në rajon dhe provokuan kërcenime për veprime ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara.


Sulmet që ndodhën më 14 shtator, kanë prishur rreth gjysmën e prodhimit të naftës së Arabisë Saudite – afërsisht 5 përqind të furnizimeve botërore – duke shënuar ndërprerjen më të madhe në furnizimet botërore.

Përgjegjësinë për sulmin e morën rebelët Huthi në Jemen, të cilët gëzojnë mbështetjen e Iranin.

Një koalicion i udhëhequr nga sauditët po lufton kundër rebelëve Huthi që nga viti 2015-ë.

Por, Shtetet e Bashkuara, një aleat kyç i sauditëve, e ka fajësuar Iranin për sulmin, dhe ka paralajmëruan se mund të hakmerret. Në anën tjetër, Teherani ka refuzuar çdo përfshirje.

Disa ditë pas sulmeve, pamja për incidentet mbetet e mjegulluar, dhe pyetjet kryesore mbesin pa përgjigje.

Kush i ndërmori sulmet?

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar pamje satelitore, dhe cituan agjencitë e inteligjencës të kenë thënë se Irani qëndron prapa sulmeve.

Arabia Saudite tha që raketat e përdorura për të kryer sulmet “kanë ardhur nga Irani”, megjithëse bëri të ditur se po hetonte lokacionin se prej nga janë shkrepur ato.

Zyrtarët anonim të Shteteve të Bashkuara, thanë se fotografitë satelitore treguan se 19 zonat e shënjestruara nga sulmet janë nisur nga veriu dhe veriperëndimi – nga drejtimi i Iranit ose Irakut – dhe jo nga territori i kontrolluar nga rebelët huthi në Jemen.

Por, pamjet satelitore nuk ishin të qarta. Disa pamje shfaqnin dëme në anën perëndimore të objekteve, jo nga drejtimi i Iranit ose Irakut, ku milicitë pro-iraniane janë të pranishme.

“Nuk do të keni një përgjigje përfundimtare nëse Irani kreu vetë sulmet, për shkak të mënyrës sesi vepron me këto grupe në rajon”, tha Scott Lucas, një ekspert i Iranit, në Universitetin Birmingham në Britani të Madhe.

Irani ka grupe të tilla në gjithë rajonin, duke përfshirë Hezbollahun në Liban, milicitë shiite në Irak dhe Huthis në Jemen.

Ali Vaez, drejtori i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), tha se provat tregojnë për përfshirjen e Iranit, kjo do të përbënte një përshkallëzim të paparë.

A janë Huthit të aftë për sulme të tilla?

Zyrtarë anonim të SHBA-së thane se në sulme janë përdorur një kombinim i dronëve dhe raketave nga deti.

Ata sugjeruan që rebelët Huthi, nuk munden që vet të kryejnë një sulm kaq të sofistikuar me një shtrirje dhe përpikëri të tillë.

Një zëdhënës i rebelëve Huthi tha se sulmi u krye nga 10 dronë.

Huthit kanë fituar armë shumë më të sofistikuara, duke përfshirë dronë me rreze të gjerë, raketa balistike me rreze të shkurtër, raketa anti-anije dhe mjete tjera shpërthyese, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara. Sipas organizatës, grupi rebel ishte në gjendje për të goditur objektivat deri në 1.500 kilometra larg.

Këtë vit, Huthit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet me dronë në pajisjet e naftës saudite, aeroportet, stacionet e energjisë dhe cisternat. Grupi gjithashtu ka pretenduar sulme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Analistët e pavarur të inteligjencës kanë thënë se grupi Huthi ka marrë trajnime brenda Iranit, si dhe janë pajisur me dronë dhe teknologji raketash nga Teherani.

“Nuk është çështje as e aftësisë së Huthit dhe as Iranit, por është fakti që të dyja palët kanë punuar së bashku për të zhvilluar aftësitë”, tha eksperti Lucas.

“Pra, nëse ky sulm do të vinte nga Jemeni, ai me siguri do të ishte një kombinim i grupit Huthi dhe iranianëve, si aktorë që fshihen pas tij”, shtoi më tej ai.

Pse Irani do të rrezikonte një përplasje kaq të madhe?

Nëse Irani, ose një nga grupet që i ka nën ndikim, kryejnë sulme në Arabinë Saudite, kjo do ti shkonte për shtati strategjisë që Teherani ka ndjekur për muaj me radhë, në përballjen me Shtetet e Bashkuara, thanë analistët.

Në korrik, Uashingtoni tha se një anije e marinës amerikane shkatërroi një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit.

Irani e mohoi që humbi një dron.

Në qershor, Irani rrëzoi një aeroplan vëzhgimi amerikan në Gjirin Persik. Ky incident bëri që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të urdhërojë forcat amerikane që të përgatiten për një sulm ajror hakmarrës kundër Iranit. Por Trump ishte tërhequr në minutat e fundit nga ky urdhër.

Në maj, katër anije, duke përfshirë dy cisterna nafte saudite, u sulmuan në Gjirin Persik. Zyrtarët e SHBA-së fajësuan Iranin për sulmet, një akuzë që Teherani e mohoi.

Përshkallëzimi i tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit arriti kulmin kur presidenti Trump, vitin e kaluar, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje midis fuqive botërore dhe Iranit, në të cilin Teherani pranoi frenimin e programit të tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ndërkombëtare.

Uashingtoni rivendosi sanksione të ashpra ekonomike, që kanë shkatërruar ekonominë e Iranit, dhe kanë zvogëluar shitjet e naftës në Teheran.

Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, janë përpjekur të shpëtojnë marrëveshjen, duke i ofruar Iranit lehtësim financiar.

Trump gjithashtu ka thënë se është i hapur për një takim ballë për ballë me presidentin iranian Hassan Rohani, dhe është i gatshëm të negociojë një marrëveshje të re.

Por, zyrtarët iranianë kanë thënë vazhdimisht se sanksionet e ashpra duhet të hiqen, përpara se të zhvillohen bisedimet.

“Sulmet [në Arabinë Saudite] shënojnë një përshkallëzim logjik dhe të pritur në provokimet sistematike të Iranit, me qëllim që të përmirësojnë pozicionin negociues përballë SHBA-së”, tha Ali Alfoneh, një anëtar i Këshillit Atlantik në Uashington.

Ndërkaq, eksterti tjetër, Ali Vaez tha se përshkallëzimi aktual është rezultat i strategjisë së presionit maksimal të Uashingtonit.

“Nëse Teherani qëndron me të vërtetë pas sulmit, atëherë ai po përpiqet të imponojë një kosto ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj për shkaktimin e dëmit në ekonominë iraniane”, tha ai.

“Këto sulme demonstrojnë qartë se strategjia e bombardimit të jemenasve dhe uria e iranianëve ka më shumë të ngjarë të shkaktojë sulme sesa të sjellë rezultatet e synuara politike”, tha Vaez.

A do ta sulmojë SHBA-ja Iranin në shenjë hakmarrjeje?

Presidenti amerikan, Donald Trump tha më 16 shtator, se gjithnjë e më shumë po “duket sikur” Irani ishte pas sulmit ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite, por ai shtoi se ishte ende shumë herët për të qenë i sigurt.

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë, por janë të gatshme të ndihmojnë aleatin kryesor të vendit (Arabinë Saudite), në rajonin e Gjirit, sapo të bëhet një përcaktim “përfundimtar” se kush ishte përgjegjës.

“Nëse Arabia Saudite pranon raportet e inteligjencës amerikane dhe mban drejtpërdrejt Iranin përgjegjës, ekziston rreziku i përfshirjes së sauditëve në luftën midis Iranit dhe SHBA-së”, tha eksperti Alfoneh, për të shtuar se ekziston rreziku i luftës.

Eksperti tjetër, Ali Vaez tha se çdo hakmarrje ndaj Iranit, ka të ngjarë të shkaktojë një kundërsulm iranian, që rezikon të ndezë gjithë rajonin.

“Zgjidhja nuk është te përshkallëzimi i mëtejmë, por të kapitalizohet iniciativa e Evropës për të ulur tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit”, tha ai./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C

23 Qershor, 2025 11:07 am
Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme
Aktualitet

Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme

23 Qershor, 2025 11:01 am
Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore
Bota

Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore

23 Qershor, 2025 10:55 am
Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem
Aktualitet

Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem

23 Qershor, 2025 10:53 am
Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë

23 Qershor, 2025 10:42 am
Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!
Bota

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!

23 Qershor, 2025 10:34 am
Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla
Aktualitet

Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla

23 Qershor, 2025 10:28 am
Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

23 Qershor, 2025 10:23 am
Sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit,3 të proceduar
Aktualitet

Sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit,3 të proceduar

23 Qershor, 2025 10:22 am
Kukës/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi “pushton” zonën përreth
Aktualitet

Kukës/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi “pushton” zonën përreth

23 Qershor, 2025 10:13 am
Para
Rezervat strategjike amerikane të naftës, ku ruhen dhe kur përdoren?

Rezervat strategjike amerikane të naftës, ku ruhen dhe kur përdoren?

Celine Dion: Nuk do të gjej kurrë një dashuri tjetër si Rene

Celine Dion: Nuk do të gjej kurrë një dashuri tjetër si Rene

Foto/ Ish i dashuri i Dua Lipës nis histori të re dashurie?

Foto/ Ish i dashuri i Dua Lipës nis histori të re dashurie?
















TE FUNDIT

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
23 Qershor, 2025

Qershori do të mbyllet me temperatura përvëluese. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, prej ditës së martë vendi do të goditet nga...

Lexo më shumë

Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme

Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme
23 Qershor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një vizitë në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut në Vaun e Dejës, i shoqëruar...

Lexo më shumë

Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore

Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore
23 Qershor, 2025

Kina bëri thirrje për një përpjekje më të madhe ndërkombëtare për të ulur tensionet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit,...

Lexo më shumë

Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem

Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem
23 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka nisur kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Durrësit dhe të Golemit. Në vijim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com