Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatoreve të EURO 2020, me Islandën në stadiumin “Elbasan Arena”. Në prag të ndeshjes Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan masash për të garantuar mbarëvajtjen e takimit.
“Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.
Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit. Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji)” shkruhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al