Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta leksion deputetit të opozitës… “Ti Fino ke qenë i preferuari im”

2019/09/09 at 11:40 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta leksion deputetit të opozitës… “Ti Fino ke qenë i preferuari im”

Për më shumë se dy orë seancë në Komisionin Hetimor, Ilir Meta dha argumentet e tij për dy dekretet që nxori në lidhje me zgjedhjet lokale. Veç qetësisë së kreut të shtetit, u vu re dhe përgjigjet ngacmuese të Metës në lidhje me deputetët.

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ju drejtua me disa pyetje presidentit Ilir Meta, pyetje të cilat detyruan kryetarin e komisionit hetimor, Ulsi Manja t’i tërheqë vëmendjen për të ruajtur etikën.

“Po e bëni çorap këtë vend për 30 vjet” – tha deputeti i ri, duke i thënë presidentit se për sa kohë nuk i uli dot palët në dialog, do të thotë se atë nuk e merr askush në konsideratë dhe se Presidenti kot sa e ushtron detyrën.

Ilir Meta: Kuptohet që parlamentarizmi është edhe eksperiencë edhe përvojë, ajo që mund t’ju them deputetëve është se Kushtetuta ja lejon të drejtën presidentit të nxjerrë dekrete. Presidenti ka nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës, dhe jo të zgjedhjeve, për të krijuar mundësinë për një datë të re që të ketë zgjedhje. Janë disa presidentë të republikës që kanë vepruar në një mënyrë të tillë apo të ngjashme për shkak të rrethanave për të ç’tensionuar situatën në zgjedhje. Këtu ka dhe deputetë me eksperiencë që mund t’ia shpjegojnë kujtdo tjetër.

Deputeti socialist Bashkim Fino: Presidenti duhet të jetë mbi palët. Më keni krijuar përshtypjen që keni qenë i palshëm. Ju thoni se shtyva zgjedhjet se nuk donte një palë, pra nuk donte Lul Basha të hynte në zgjedhje. Po tani që të dyja palët nuk i duan zgjedhjet. Çfarë do bëhet me zgjedhjet e 13 tetorit, prapë do merrni dekret për t’i shtyrë? Të gjitha çfarë thatë i keni me rezerva se ju duhet të jeni mbi palët. Ju i shërbyet një pale dhe ata nuk erdhën, ne i bëmë zgjedhjet, dhe ata prapë thonë se nuk do vinë me 13 tetor? Po nëse qeveria do merrte një vendim dhe do thoshte do shkarkoj presidentin? Do e zbatonte presidenti vendimin e qeverisë?

Ilir Meta: Kam marrë vesh nga mediat që keni ndonjë perceptim sikur kam ndonjë problem personal me ju, në këtë drejtim dua të siguroj që nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë, përkundrazi ju keni qenë i preferuar nga ana ime. Detyra juaj jua kërkon të bëni pyetjen dhe vlerësimin tuaj dhe ju jeni në pozitë komode për ta bërë. Më duhet të kujtoj si koleg i vjetër se edhe kur kam qenë palë, edhe kryetar kuvendi edhe kryetar i një partie që ka qenë në koalicion me ju, për çështjet madhore kam qëndruar mbi palët. Dhe shembulli më i qartë ka qenë reforma në drejtësi, që kurrë nuk do të ndodhte nëse nuk do të isha mbi palët. E bëra sepse e dija që ishte e vetmja mënyrë që Shqipëria të merrte rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në që e mori atëherë dhe që kam frikë se ky rekomandim do të mbetet vetë rekomandim për një kohë të gjatë. Kur kam qenë kryetar i Kuvendit, edhe pse opozita ishte shumë e dobët numerikisht, kam bërë çdo gjë që të rrinte në Kuvend dhe të mos dilte në rrugë. Unë do të vazhdoj të jem mbi palët. Dhe për të gjithë ata që kanë paragjykim se mund t’i shërbej një pale. Përse nuk mu kërkua mua të luaja një rol që opozita mos t’i dorëzonte mandatet, në mënyrë që mos të kishim këtë përshkallëzim të konfliktit? Përse duhej nxituar aq shumë për të bërë zëvendësime në bllok për 60 deputetë kur edhe për një deputetë të vetëm lejohet të paktën 30 ditë kohë. Dua t’ju them që duke respektuar bindjet tuaja politike, unë në këtë detyrë kam qenë dhe do të jem vetëm në mbrojtje të kushtetutës së Shqipërisë, të interesit kombëtar, publik dhe të integrimit evropian./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Para
Ilir Meta në Komisionin Hetimor: Argumentet kryesore të mbrojtjes

Ilir Meta në Komisionin Hetimor: Argumentet kryesore të mbrojtjes

A do ta anulojë presidenti 13 tetorin? Ja si përgjigjet Meta

A do ta anulojë presidenti 13 tetorin? Ja si përgjigjet Meta

Shtyhet për të 18-n herë seanca për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij

Shtyhet për të 18-n herë seanca për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij

TE FUNDIT

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një status në Facebook pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos...

Lexo më shumë

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
31 Tetor, 2025

Administrata Trump ka hequr sanksionet ndaj aleati të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili u shkarkua këtë muaj nga posti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com