Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta në Komisionin Hetimor: Argumentet kryesore të mbrojtjes

2019/09/09 at 11:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ilir Meta në Komisionin Hetimor: Argumentet kryesore të mbrojtjes

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta u paraqit në Komisionin Hetimor, i ngritur për shkarkimin e tij, në orarin e caktuar. Rrugën nga Presidenca deri në Kryesinë e Kuvendit e bëri në këmbë, shoqëruar nga këshilltarët e tij.  Pa arritur në kryesinë e Kuvendit, Meta theksoi se do të jetë në krye te shtetit shqiptar deri në fund të mandatit të tij, siç tha ai për të mbrojtur Kushtetutën.


I pari që nisi seancën dëgjimore, ishte kryetari i këtij Komisioni Hetimor. Presidenti Ilir Meta, me qetësinë që e karakterizon iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të këtij Komisioni. Ajo që bëri më shumë përshtypje në deklaratat e tij, ishte informacioni “sekret” i publikuar.

Presidenti ka pasur informacione nga institucionet e sigurisë për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të veçantë më datë 7 qershor, Presidenti ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar.

“Kam pasur informacione të besueshme se persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës në 8 qershor për djegien e kuvendit të Shqipërisë, prandaj kam anuluar dekretin e 30 Qershorit”, tha kreu i shtetit.

Si argument të parë, për dekretet e tij Ilir Meta përmendi Gjykatën e Strasburgut.

“Gjykata Ndërkombëtare në vitin 2015 ka marrë një vendim të ngjashëm ndaj Bullgarisë për një shkelje të vitit 2009. Në arsyetimin e gjykatës thuhet se e drejta e votës e garantuar nga neni 3 e protokollit nuk është e limituar në zgjedhjen e një kandidatit. Vota duhet të garantojë të drejtën e zgjedhjes në të kundërt zgjedhësit do i mungonte e drejta e tij. Presidenti me dekretin e tij ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë. Nëse presidenti e ka respektuar apo e ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes”, u shpreh Meta.

Kritika të forta bëri ndaj kryeministrit Edi Rama si dhe ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha. Ai tha se anuloi zgjedhjet pasi nuk mundi t’i ulte dot palët në dialog!

“E para ishte kokë fortësia e Ramës për të mos shtyrë 30 qershorin dhe e dyta ishte kokëfortësia e Bashës për të mos u ulur në tryezë. Opozita ishte larguar nga Kuvend. Ishte i papranueshëm kushti i Bashës që nuk pranonte të ulej në tryezë me kreun e shtetit. Pas deklaratës së Bundestadgut gjerman i cili bënte thirrje për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë e kam përshëndetur duke treguar gatishmërinë për të caktuar një datë tjetër pas dakordësimit të palëve. Kjo gjë nuk ndodhi. Dhe më pas kam anuluar zgjedhjet sepse është e qartë që me afrimin e datës 30 qershori, edhe OSBE e thotë se konfrontimi në vend po vinte duke u rritur. Pas kësaj date, pavarësisht retorikës në media, konfrontimet janë ulur. Nuk është hera e parë qenë një presidenti cakton një datë të re zgjedhjesh. Kjo ka ndodhur 5 herë, jo në situata normale. Para se ta bëja dekretin u konsultova por kur mora këtë vendim, situata ishte e çmendur. Opozita thoshte se nuk mban përgjegjësi për veprimet e popullit që e ke thirrur vetë, po nga na tjetër nuk isha dakord me anti-mitingjet e opozitës pa marrë parasysh se ka përgjegjësi më të madhe për sigurinë në vend dhe pa marrë parasysh se gjuha e tij acaronte protestuesit. Çfarë mund të bënte presidenti, nuk mund të priste që të humbte jetën një punonjës policie apo një qytetar. As një nga dy palët nuk do mbante përgjegjësi. Kjo do ta përshkallëzonte më tej atë krizë e cila nuk ishte në interes të vendit. Ditën e shtunë pasi u njoha me rrezikun që manifestimi i 8 qershorit do përdorej për të djegur kuvendin me 8 qershor, e them me bindje se kam bërë veprimin më të mirë. Kur të dy palët kishin një marrëveshje për konfrontim ishte detyra ime për t’u dhënë mundësi të dy palëve të reflektonin. Kam nisur menjëherë diskutimet. Jam takuar dy herë me Milon për të rënë dakord për një datë zgjedhjesh. E kam takuar me dëshirën për t’i sqaruar atij dhe aleatëve të tij se anulimi i 30 qershorit nuk ishte emocionale”, u shpreh Meta.

Ilir Meta është i pari President që dëshmon në një Komision Parlamentar. Kreu i shtetit u rikthye në Kuvend, prej nga ku për 4 vite radhazi, deri në 2017-n, orientoi planin e punës dhe vendimmarrjen e Parlamentit, si kryetar i tij./ Opinion.al

Etiketa: ilir Meta


Ju sugjerojmë

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
Bota

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

16 Janar, 2026 10:18 am
Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit

16 Janar, 2026 9:49 am
Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
Bota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

16 Janar, 2026 9:16 am
Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

16 Janar, 2026 8:47 am
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Kronikë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja

16 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:39 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi,16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:38 am
Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
Para
A do ta anulojë presidenti 13 tetorin? Ja si përgjigjet Meta

A do ta anulojë presidenti 13 tetorin? Ja si përgjigjet Meta

Shtyhet për të 18-n herë seanca për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij

Shtyhet për të 18-n herë seanca për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij

Shkrumbohen 3 makina në Sarandë

Digjet një automjet gjatë natës në Tiranë
















TE FUNDIT

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
16 Janar, 2026

Vitin e kaluar, në kufijtë e jashtëm të BE-së u regjistruan dukshëm më pak kalime të parregullta kufitare sesa në...

Lexo më shumë

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit

Baki Wahsh, shqiptari i biznesit të arit
16 Janar, 2026

I lindur në Kosovë dhe i rritur në Gjermani, Baki Wahsh, është një nga emrat më të njohur në industrinë...

Lexo më shumë

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi hapur dje se do të zbatojë “ Aktin e Kryengritjes ” për...

Lexo më shumë

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
16 Janar, 2026

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com