Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KSHH për vrasjen e Çelajt: Hetoni zyrtarët që lanë të lirë vëllezërit Kusi

2019/08/24 at 1:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KSHH për vrasjen e Çelajt: Hetoni zyrtarët që lanë të lirë vëllezërit Kusi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, teksa po punonte për montimin e një kondicioneri.


KSHH shkruan se sipas medias dyshohet se autorët e dyshuar të ngjarjes, janë me precedentë të mëparshëm penale por pavarësisht nga akuzat e rënda që rëndonin mbi ta, ishin lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale.

KLSHH shkruan se krimet nga persona të dyshuar se janë të përfshirë në veprimtari kriminale, vijojnë të marrin jetën e njerëzve të pafajshëm në vendin tonë, teksa i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të hetojnë shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi.

Njoftimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç. I riu 26 vjeçar, sipas informacioneve të publikuara në media dyshohet se është vrarë për motive të dobëta, teksa po punonte për montimin e një kondicioneri në një godinë në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Autorët kryesorë të dyshuar për këtë ngjarje rezulton se janë larguar nga vendngjarja dhe sipas medias dyshohet se janë me precedentë të mëparshëm penale. Sipas medias, pavarësisht nga akuzat e rënda që rëndonin në ngarkim të tyre për kryerjen e krimeve ndaj jetës, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale.

E drejta e jetës është një e drejtë themelore kushtetuese dhe shteti ka detyrimin pozitiv ta mbrojë atë. Por pavarësisht nga ky detyrim, krimet me motive të dobëta apo nga persona të dyshuar se janë të përfshirë në veprimtari kriminale, vijojnë të marrin jetën e njerëzve të pafajshëm në vendin tonë.

KShH i sugjeron organeve të rendit që në përputhje me detyrat e parashikuara në ligjin për policinë e shtetit, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve kryesorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë. Ngjarja ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç ka ndodhur në një nga zonat afër qendrës së Tiranës, shumë afër institucioneve të policisë së shtetit.
KShH i sugjeron organeve përkatëse të procedimit penal të hetojnë në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive çështjen në fjalë si dhe çështje të tjera ku dyshohet se janë implikuar autorët e krimit.

KShH, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi.

Ndërkohë që sipas ligjit nr.115/2016, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i shpreh familjarëve të viktimës ngushëllimet e tij.

Etiketa: celajkusivellezerit


Ju sugjerojmë

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?
Bota

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?

27 Tetor, 2025 12:38 pm
Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
Bota

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un

27 Tetor, 2025 11:59 am
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
Politikë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

27 Tetor, 2025 11:17 am
Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë
Kryesore

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë

27 Tetor, 2025 10:59 am
Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale
Kryesore

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

27 Tetor, 2025 10:28 am
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit
Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

27 Tetor, 2025 9:21 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

27 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

27 Tetor, 2025 8:27 am
Para
Aksidenton rëndë 47-vjeçaren, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Aksidenton rëndë 47-vjeçaren, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Rikthehet seriali i famshëm “Lizzie McGuire”

Rikthehet seriali i famshëm “Lizzie McGuire”

Kylie Jenner merr propozimin për martesë, ajo jep përgjigjen e saj

Kylie Jenner tregon dollapin me këpucë të shtrenjta, shpërthejnë ndjekësit
















TE FUNDIT

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
27 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ndonëse i është dhënë një vend në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, thotë...

Lexo më shumë

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?
27 Tetor, 2025

Raketa e re ndërkontinentale 9M730 Burevestnik me fuqi bërthamore, e testuar ditët e fundit nga Moska, ka një emër pothuajse...

Lexo më shumë

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
27 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se do të donte shumë të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim...

Lexo më shumë

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
27 Tetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla replikoi me Sali Berishën pas akuzave të këtij të fundit lidhur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com