Është publikuar videoja ku shihet 24-vjeçari, Connor Betts teksa qëllon me armë zjarri ndaj dhjetëra njerëzve në Ohio të SHBA-së.
Nga ky sulm mbetën të vrarë 9 persona mes të cilëve dhe motra e agresorit, Megan Betts 22 vjeçe.
Po ashtu, nga të shtënat mbeti i plagosur dhe shoku i tij, i cili është shprehur më vonë se nuk ishte në dijeni për planin e 24-vjeçarit.
Po ashtu, nga breshëria e plumbave u plagosën dhe 26 persona të cilët ndodheshin në ambientet e jashtme të një lokali.
Synmi i Bettsin ishte të hynte brenda në barin e quajtur “Ned Peppers” në Oregon të Ohajos. Ai ishte i veshur me jelek antiplumb dhe nuk dihen shkaqet pse qëlloi mbi personat jashtë barit./ Opinion.al E.Xh.