Kreu i opozitës Lulzim Basha në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Mat deklaroi se do të vazhdojnë me denoncimet dhe me protestat, si mjet për zgjedhje të parakohshme parlamentare me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje lokale legjitime në një ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Do të vazhdojmë me denoncimet dhe me protestat, si mjet për një nga qëllimet e pandryshuara të opozitës: zgjedhje të parakohshme parlamentare me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje lokale legjitime në një ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare,” tha Basha.
Kryeopozitari tha gjithashtu se rrugën e zhvillimit po e pengon dhe e po e bllokon Edi Rama me klikën e tij, të cilët po vjedhin vendin.
“Rrugën e zhvillimit po e pengon dhe e po e bllokon Edi Rama. Hajdutëria e tij, babëzia e tij, pakti me oligarkët, janë arsyet se pse vendi është varfëruar, pse buxheti i shtetit nuk shkon në shërbim të qytetarëve, por vidhet për t’i shërbyer Edi Ramës dhe klikës së tij, pse pasuritë e pafundme të Shqipërisë, në vend që të shërbejnë për mirëqenien e njerëzve, pasurojnë një grusht oligarkësh dhe varfërojnë pjesën tjetër të vendit. Tek Partia Demokratike shqiptarët kanë jo vetëm një opozitë të fuqishme, të rreshtuar në krahun e interesit qytetar, por edhe një alternativë qeverisëse për njerëzit dhe jo oligarkët e kriminelët.”- u shpreh ai./Opinion.al