Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidentet në punë, revoltohet Çobani: Pse nuk del njeri të thotë më fal

2019/07/28 at 8:01 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidentet në punë, revoltohet Çobani: Pse nuk del njeri të thotë më fal

Për vdekjen e bashkëshortit të Sanijes u hap një hetim penal, por më pas çështja u pushua nga prokurori dhe gjithçka u mbyll me kaq, pasi Nazmiu, vjehrri, nuk e ndoqi më çështjen.


Babai i dy fëmijëve punonte në ndërtimin e një rruge kur dheu ra mbi të duke i marrë jetën. Asnjë prej firmave për të cilat ai punonte nuk dha kurrë një dëmshpërblim, duke e lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij jetimë në mëshirë të fatit.

Juristja Çobani e dënon ashpër këtë fakt, ndërsa Nazmiun e pyet se përse nuk bëri asgjë për të çuar drejtësinë deri në fund.

Eni Çobani: Ligji njeh disa shkallë të gjykimit. Një shkallë ka filluar gjykimin, prokurori ka vendosur ashtu siç thoni ju, ashtu siç e ka menduar ai dhe me të drejtë mund të dyshoni sepse edhe unë bashkë me ju nuk mund ta mendoj që një djalë shkon dhe fillon punën pa personelin inxhinero-teknik, pra kjo nuk ndodh. Sepse ai nuk di as ku të gërmojë, as ku të punojë, dhe detyrimisht i ka thënë dikush vazhdo dhe gërmo atje. Në gërmim e sipër i ka rrëshkitur. Këtu njerëzit, para se të justifikohen për ikjen e jetës së njerëzve duhet të dalë një burrë në këtë vend që kur ndodhin këto gjëra, të thotë më fal të paktën. Pse akoma në këtë vend, edhe pse ndodhin aksidente, gjë të cilën faktikisht dhe jam përfshirë edhe vetë, pse nuk del një burrë në këtë vend të thotë më fal. Më fal që gabova, që shkaktova këtë aksident. Pra ky burri doli i shfajësuar, shoqëria, sepse thotë që djali jot filloi punë pa inxhinierët.

Eni Çobani: Ti babai i djalit çfarë bërë? Vajte në gjykatë të nxjerrësh se kush ishte fajtori? Këtë po thotë Sanija, që këta fëmijë të merrnin diçka për të ngrënë bukë, sepse nuk do të ishte ndonjë dëmshpërblim shumë i madh jo, por të paktën diçka për të kaluar disa vite. Juve çfarë bëtë? E pritët në shtëpi. Ti je tërhequr sepse ke bërë pajtim apo?

Nazmiu: Jo i besova fjalën e tij. Tha për fëmijët deri kur të dalin në jetë, do të jemi ne prindërit e tyre, që nga shtëpia e deri tek gjithçka.

Eni Çobani: Ke pasur 3 vjet kohë që të kërkoje dëmshpërblimin financiar për humbjen e jetës së djalit tënd. Ke pasur 3 vjet, jo 3 ditë. Po mirë atë, por ti nuk e ke bërë pjesë. As këtë zonjën, përse nuk e ke marrë me vete, t’i mësonte edhe kjo dyert.

Sanija: Unë hapa një gjyq dhe i kam takuar rastësisht në një kafene. I shkova edhe i thashë unë jam filanja. Çfarë kërkon nga ne më thanë. U thashë ju jeni ata që më keni vrarë burrin, kërkoj të vini të më bëni shtëpinë.

Eni Çobani: Kjo është pak akuzë ë rëndë.. askush nuk do të vrasë asnjë njeri. Në një aksident fatkeq, askush nuk do të sjellë vdekje personave që përfshihen në këtë aksident. Por ama duhet të dalë përgjegjësia sa i përket shkakut determinant të këtij aksidenti. Kështu që ta ndryshojmë këtë term.

Sanija tregon më tej se u tërhoq nga gjyqi, pasi nga përfaqësuesi i firmës iu premtua se do të merrte ndihmën që i takonte. Shpërblimi ishte një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra, që ia dha në rrugë dhe për të cilat i tha se po ia jepte për sevapë.

Sanija: Zonja Eni nuk kam ditur nga të hy e nga të dal unë. Sepse kujtoja që do të merrej vjehrri dhe 4 djemtë. Çfarë pret nga unë një femër të rrisja jetimët, apo t’i bija të drejtës së burrit tim prapa. Këta ishin 4 djem, edhe vjehrri 5.

Nazmiu: 4 djem janë, por secili ka familjen e tij dhe kanë hallet e tyre, se të jenë mirë nuk shkojnë nëpër botë.

Sanija: Ata vërtetë janë në Francë për kanë ikur për një jetë më të mirë. Ama këtu shtëpinë e kanë, e kanë bosh nuk kanë ikur se nuk kanë ku të fusin kokën si fëmijët e mi.

Nazmiu: Ata kanë investuar, ata bëjnë shtëpi, nuk i kam bërë unë.

Eni Çobani: Këto dy dhoma tek kjo banesa e vjetër, a i takon Sanijes të paktën?

Nazmiu: Dy dhoma nuk ia ka mohuar askush.

Sanija: Nuk ia ka mohuar, por bëja me letra.

Nazmiu: Nuk ka mundësi, nuk bëhet. Sepse të gjithë të përbashkët janë. /Tv Klan/

Etiketa: emisionEni Cobani


Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
Koreja e Veriut liron anijen ruse

Koreja e Veriut liron anijen ruse

Bazuar në shenjën e horoskopit, ja pse ju paragjykojnë

Bazuar në shenjën e horoskopit, ja pse ju paragjykojnë

Video/ Ulërima dhe panik, publikohen pamjet e sherrit me armë në Jalë

Video/ Ulërima dhe panik, publikohen pamjet e sherrit me armë në Jalë
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}