Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3 vite nga Refoma në Drejtësi, 2 palë kundërshtare dhe qytetarët që presin

2019/07/22 at 11:44 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
3 vite nga Refoma në Drejtësi, 2 palë kundërshtare dhe qytetarët që presin

Salla e Kuvendit të Shqipërisë ishte e mbushur plot dhe ekrani ku pasqyrohen votimet elektronike u mbush me të gjitha pika e mundshme jeshile në mesnatën e 21 korrikut 2016. Padyshim që kjo do të jetë një natë historike pasi me votim unanim 140 vota pro u miratuan ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi.


Debati në salla publike dhe korridore kishte qenë një nga më të mëdhenjtë. Reforma mbështetej në opinionin publik, sipas një studimi të asaj kohe nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillim. Rreth 91% e shqiptarëve e mbështesnin miratimin e saj dhe 65% besonin se ajo do të miratohej me konsensus në Kuvend. Mazhoranca dhe opozita donin që çuarja përpara e kësaj reforme të ishte meritë e njërit ose tjetrit.

Ditët përpara miratimit kishin nxjerrë në publik emrat e institucioneve të reja si SPAK, BKH, KED, KLGJ, KLP si dhe vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Megjithatë pika kishte ngecur procesi ishte zbatimi i paragrafit 88 të Opinionit të Komisionit të Venecias i cili garantonte moskapjen e KLGJ, KLP dhe organeve te vetingut. Kjo u zgjidh me marrëveshje se palët do të binin në konsensus për miratimin e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Disa madje thanë se kishte pasur edhe presione “selia e rrugës së Elbasanit” se do të konsideroheshin “të padëshirueshëm” për SHBA në rast se votonin kundër.

Reforma u votua por konsensusi nuk do të zgjaste më shumë se 48 orë. Opozita akuzoi mazhorancën se po tjetërsonte reformën dhe me afrimin e zgjedhjeve të 2017 hyri në çadër. Mazhoranca nga ana tjetër deklaroi se kjo bëhej për të penguar reformën dhe vazhdoi përpara në kuvend me emërimin e KED, Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme dhe anëtarët e këshillave të vetingut.

Sot kemi dy palë “kundërshtare”, nga njëra anë opozita dhe presidenti Meta të cilët deklarojnë se reforma është “shtrembëruar” dhe “kapur” nga pushteti, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca dhe ndërkombëtarët të cilët shprehen se zbatimi i reformës në drejtësi është një “sukses”.

Opozita thotë se marrëveshja për miratimin e ligjeve që do të pasonin ndryshimet kushtetuese u shkel.

“Ligjet qe u miratuan me pas me votat e mazhorances se asaj kohe shkelen, deformuan dhe zhbënë marrëveshjen e 21 korrikut dhe votën unanime te 22 korrikut. Ajo marrëveshje paskësh qene sa për te kandisur Opozitën qe te miratonte ndryshimet Kushtetuese qe mazhoranca nuk i miratonte dot pa Opozitën, sepse me pas i kishin votat qe u duheshin për te bere c’të donin me ligjet”.

Presidenti gjithashtu ka argumentuar se zbatimi i reformës në drejtësi si dhe ngritja e institucioneve që parashikon ajo janë bërë jo sipas ligjit madje për këtë ai bën përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin Rama.

“Kryeministri Rama 4 (katër) ditë pas hedhjes së shortit doli hapur dhe publikisht për t’u shprehur se nuk i pëlqenin emrat e anëtarëve të KED-së.  Në datë 31 janar 2017, Kryeministri Rama shpërthen duke i kërcënuar drejtpërdrejt të gjithë anëtarët e KED-së, duke i shantazhuar se do t’i shkarkonte me vetting” shkruan presidenti pasi kishte sqaruar se “Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk kundërshtoi rezultatet e shortit të hedhur për zgjedhjen e KED”.

Arsyet se përse kryeministri kishte në dorë të kërcënonte me vetting gjyqtarët dhe prokurorët opozita i argumenton duke thënë se “vetingun e kapen sepse ne listen e kandidateve kishin aplikuar vetem te majte nderkohe qe Opozita ishte ne çader. I gjithe mundi per moskapjen e vetingut bazuar tek Paragrafi 88, i permbyllur me 21 korrik 2016 vajti dem. Profesionistet jo te majte nuk guxuan te kandidonin, dhe ne ato raste qe guxuan, u perjashtuan ne fazen e verifikimit te kandidaturave. Dhe kur u perzgjodhen antaret, zgjedhja qe kishte Opozita ishte mes te kuqes dhe rozes”.

Kryeministri Rama tha në sallën e kuvendit ditën e miratimit të reformës se ajo “do të çelë siparin e një revolucioni në sistemin e drejtësisë” dhe se “gjykatësit e prokurorët e korruptuar do i fshinte fshesa e vetingut”. Në fushatën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, rreth 3 vite më vonë ai ritheksoi se reforma në drejtësi “nuk ka kthim pas” dhe se zbatimi i saj po ecën me hapa të suksesshëm.

Ambasada e SHBA dhe zyrtarë të BE kanë deklaruar se “reforma në drejtësi është e panegociueshme” dhe kanë përshëndetur disa herë ecurinë se saj. Madje edhe në situatën kur vendi ka ngelur pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese ata kanë theksuar se reforma “duhet të ecë me hapa të shpejtë” që këto institucione të jenë përsëri funksionale.

Megjithëse ka 3 vite që është miratuar, reforma në drejtësi është ende subjekt i diskutimeve mbi zbatueshmërinë e saj dhe ende institucionet që ajo parashikon nuk janë bërë plotësisht funksionale, madje disa kanë dalë jashtë funksioni. Së fundi pritet ngritja e SPAK, i cili siç u shpreh edhe kryetari i KLP do të nisë punën në shtator por pa BHK dhe anëtarë të vetuar siç duket edhe ky institucion nuk do të “çelet” i plotë siç e parashikoi 3 vite më parë projektligji i reformës në drejtësi. /Opinion.al

Etiketa: Bashametaramareforma ne drejtsi


Ju sugjerojmë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

1 Tetor, 2025 9:45 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
Bota

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

1 Tetor, 2025 8:05 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

1 Tetor, 2025 5:40 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Izraeli po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit

1 Tetor, 2025 4:36 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 4:08 pm
Para
Haradinaj: Zgjedhjet të mbahen brenda dy muajve

Haradinaj: Zgjedhjet të mbahen brenda dy muajve

Rama mesazh opozitës: Problemet pas fitores…

Reforma në drejtësi/Rama: Pas 3 vitesh e kuptojmë sa jetike është

Rama falënderon policinë për 30 qershorin dhe paralajmëron opozitën

Reforma në drejtësi, Meta: Nuk lejova kapjen e sistemit, por tani...
















TE FUNDIT

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
1 Tetor, 2025

Mediat italiane bëjnë me dije se Ardian Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave rreth një muaj për shkak dëmtimi dhe...

Lexo më shumë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
1 Tetor, 2025

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti mes disa personave në Bilisht. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3...

Lexo më shumë

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
1 Tetor, 2025

Korrespondenti në Washington i rrjetit televiziv turk NTV, është pushuar nga puna pasi bëri komente kritikuese për takimin mes Trump...

Lexo më shumë

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
1 Tetor, 2025

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com