Një seri shpërthimesh të fuqishme janë regjistruar ditën e sotme në kraterin e vullkanit Stromboli në Itali.
Një person i cili ndodhej në eskursion afër kraterit të vullkanit së bashku me një mikun e tij, ka ndërruar jetë.
Llava e vullkanit ka shkaktuar shumë zjarre në zonën e kallamishteve përreth. Shumë turistë të cilët ndodheshin në ishull janë hedhur në det për shkak të frikës nga shpërthime të tjera.
Roja bregdetare është angazhuar për të evakuuar nga ishulli turistët dhe banorët.
Ndërkohë autoritetet italiane kanë bërë të ditur se janë regjistruar dy shpërthime në kraterin e vullkanit Stromboli, ndër më të fuqishmit që prej vitit 1985 kur ky vullkan ka qenë aktiv.
Ekipet e emergjencës janë duke hartuar një plan për evakuimin e banorëve nga ishulli./Opinion.al/