Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova një tjetër sfidë drejt INTERPOL-it

2019/06/28 at 9:37 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova një tjetër sfidë drejt INTERPOL-it

Komiteti Ekzekutivi Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, tashmë ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila sivjet do të mbahet në Kili, kanë konfirmuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.


Zëvendëskryeministri dhe njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar që shumica e përfaqësuesve të 10 shteteve, të cilat gjatë këtij viti e përbëjnë Komitetin Ekzekutiv të INTERPOLIT, “argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithshme”.

“Urojmë që edhe Serbia t’i thërrasë zërit të arsyes dhe të mos veprojë me obstruksionet e saj kundër paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook, duke shtuar se “do të ishte primitive dhe jashtë çdo logjike, pengimi dhe lobimi kundër anëtarësimit të Policisë së Kosovës” në INTERPOL.

Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë,shprehet mjaft skeptik lidhur me suksesin e mundshëm të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL gjatë këtij viti.

Sipas tij, dështimi i herës së kaluar i Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, ka qenë për arsye të defekteve në mënyrën se si pala e Kosovës e ka tentuar anëtarësimin, por edhe për shkak të fushatës tejet agresive të Serbisë kundër këtij anëtarësimi. Siç thotë Muhaxhiri, as kësaj radhe nuk ka ndryshime të mëdha në këto raporte.

“Për fat të keq, as kësaj radhe nuk kemi ndonjë ndryshim substancial, as në qasjen e Kosovës, mirëpo as në qasjen e Serbisë. Pra, derisa mos të ketë ndryshime shumë të mëdha nga pala e Kosovës, për sa i përket seriozitetit të përgatitjes së aplikimit, por, po ashtu edhe nga pala e Serbisë, që të mos investojë aq shumë fuqi politike dhe financiare në pengimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, unë nuk besoj që mund të ketë ndonjë ndryshim të rezultatit në raport me herën e kaluar, e ai është rezultati negativ”, thekson Muhaxhiri.

Anton Berisha, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, më herët i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, është i vetëdijshëm për marrëveshjen e arritur në Bruksel që Kosova të mos pengohet në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës do të insistojnë te BE-ja që të përkujtohen detyrimet që dalin nga marrëveshja.

“Do të aktivizohemi me partnerët tanë, që t’ua bëjmë me dije pikërisht këtë pikë të marrëveshjes, e cila është shumë e qartë dhe shumë e ditur. Kjo (anëtarësimi në INTERPOL) ka të bëjë jo vetëm me sigurinë e Kosovës, por edhe me sigurinë rajonale dhe me implikimet, sepse për shembull: krimi i organizuar dhe terrorizmi, nuk janë vetëm rrezik lokal dhe rajonal, por edhe evropian. Do të duhej që ata të jenë aktiv dhe pse jo, ta disiplinojnë Serbinë në këtë hapësirë të pakufishme të lirisë së tyre për të mos respektuar marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, analisti Muhaxhiri shpreh mendimin që në rast se shteti i Kosovës synon seriozisht anëtarësimin në INTERPOL, atëherë duhet të kërkojë mbështetjen dhe përkrahjen e aleatëve të fuqishëm, sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania dhe jo të merret me propagandë në media dhe t’i konsiderojë gjërat si të kryera.

“ U pa që kjo është e pamjaftueshme në raport me angazhimin e Serbisë, posaçërisht sa u përket vendeve të Afrikës dhe të Amerikës Latine. Pra, së pari, pala e Kosovës duhet të afirmojë shumë më herët projektin, planin dhe strategjinë e anëtarësimit. Duhet t’i mbledhë ekspertët më të mirë të vendit, por edhe të angazhojë ekspertë ndërkombëtarë, në mënyrë që t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për një aplikim me potencial maksimal për pranim”, shprehet Muhaxhiri.

Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. /REL

Etiketa: interpolkosove


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Maqedonia e Veriut miraton ndryshimet në kabinetin qeveritar

Maqedonia e Veriut miraton ndryshimet në kabinetin qeveritar

Djegia e KZAZ në Vaun e Dejës,në pranga dhe në kërkim punonjës të Bashkisë

Djegia e KZAZ në Vaun e Dejës,në pranga dhe në kërkim punonjës të Bashkisë

‘Le Figaro’ 1924/ Kryeministri shqiptar Ahmet Zogu, viktimë e një atentati

‘Le Figaro’ 1924/ Kryeministri shqiptar Ahmet Zogu, viktimë e një atentati
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}