Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump shton kërcënimet ndaj Iranit

2019/06/25 at 7:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump shton kërcënimet ndaj Iranit

Presidenti i SHBA Donald Trump i shtoi kërcënimet kundër Iranit të martën, duke thënë se një sulm i Teheranit ndaj “çdo gjëje amerikane” do të “përballet me një përdorim force të madhe dhe të pakufizuar”.


Udhëheqësi amerikan tha se në disa raste, “e pakufizuar do të thotë zhdukje”.

Ai e quajti “shumë injorante dhe fyese” deklaratën e bërë nga Irani disa orë më parë, ku thuhej se Teherani po i jepte fund mundësisë së bisedimeve diplomatike me SHBA pas ashpërsimit të sanksioneve ekonomike nga Presidenti Trump kundër Iranit.

Sanksionet e vendosura të hënën, në mënyrë specifike vinin në shënjestër udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Presidenti Trump tha se deklarata e Iranit “tregon thjesht se ata nuk e kuptojnë realitetin”.

Ai tha: “Udhëheqja e Iranit nuk i kupton fjalët ‘mirësi’ ose bujari, ata kurrë nuk i kanë kuptuar. Mjerisht, gjërat që ata kuptojnë janë Forca dhe Fuqia, dhe SHBA-të janë fuqia ushtarake më e madhe në botë, me 1.5 trilion dollarë të investuara vetëm gjatë dy viteve të fundit.”

Presidenti Trump tha se “populli i mrekullueshëm iranian po vuan dhe për kurrfarë shkaku. Udhëheqja e tyre i shpenzon të gjitha paratë për Terror, dhe pak për gjëra të tjera”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara “nuk e kanë harruar “përdorimin e eksplozivëve nga Irani për të vrarë 2.000 amerikanë.” Nuk është e qartë se çfarë sulmesh i referohej presidenti amerikan.

Presidenti Trump gjithashtu hodhi dyshime mbi dy figura politike të SHBA, duke thënë, “S’ka më John Kerry dhe Obama!” duke hedhur poshtë përsëri paktin ndërkombëtar të negociuar nga ish-Sekretari i Shtetit Kerry dhe ish-Presidenti Barak Obama për të ndalur zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit. Zoti Trump u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015 vitin e kaluar dhe vendosi sanksione që synonin të dobësonin ekonominë e Iranit në përpjekje për ta detyruar atë të përfshihej në negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Para se zoti Trump të komentonte, presidenti iranian Hassan Rouhani i quajti sanksionet e reja “të egra dhe idiote” dhe i përshkroi propozimet e SHBA për bisedime diplomatike si “pa vlerë.”

SHBA thonë se mund të vendosin sanksione edhe ndaj Ministrit të Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, por presidenti Rouhani, në një fjalim televiziv, tha: “Ju i vini sanksione ministrit të jashtëm dhe në të njëjtën kohë kërkoni bisedime?”

BOLTON: JEMI TË HAPUR PËR BISEDIME REALE

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton tha të martën në Jeruzalem se presidenti Trump “e ka derën e hapur për negociata reale”, por sipas tij Irani është përgjigjur me “heshtje shurdhuese”.

“Presidenti e ka mbajtur derën hapur ndaj negociatave reale për të eliminuar tërësisht dhe në mënyrë të verifikueshme programin e armëve bërthamore të Iranit, sistemet e tij të raketave balistike, mbështetjen që i jep terrorizmit ndërkombëtar dhe sjellje të tjera keqdashëse në të gjithë botën”, tha zoti Bolton.

Por gjatë një fjalimi televiziv, presidenti Iranian Hassan Rouhani e cilësoi vendimin e administratës Trump “të egër dhe idiote”. Ai la të kuptohet se qëndrimi amerikan është i pasiqertë kur tha se nuk mund t’i vendosësh sanksione ministrit të Jashtëm iranian dhe njëkohësisht të bësh kërkesë për bisedime.

Ekonomia iraniane është përballur disa herë me sanksione prej vitit të kaluar kur presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Tashmë Teherani po përballet me sanksione të reja.

“Sanksionet do t’i mohojnë udhëheqësit Suprem, zyrës së tij si dhe atyre të lidhur ngushtë me të, qasjen tek burimet kryesore financiare si dhe mbështetjen”, tha presidenti Trump.

Zoti Trump urdhëroi vendosjen e raundit të ri të sanksioneve të hënën, pas njoftimeve në fundjavë se SHBA-ja kishte nisur sulmet kibernetike ndaj kompjuterave të përdorur nga shërbimet iraniane të zbulimit.

Teherani i quajti sulmet një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kritikoi vendosjen e sanksioneve të reja.

“A ka mbetur ndonjë sanksion që Amerika kërkon ta vendosë dhe që nuk e ka bërë kohët e fundit apo gjatë 40 viteve të fundit? A po fitojnë ata ndonjë gjë nga kjo?”, ishin disa nga pyetjet që ngriti Abbas Mousavi, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Iranit.

Sanksionet amerikane kanë në shënjestër udhëheqësin më të lartë iranian Ajatollah Khamenei për shkak të sjelljes armiqësore të regjimit të tij. Por disa vëzhgues vënë në pikëpyetje efektivitetin e sanksioneve, duke pasur parasysh se nuk ka gjasa që Ajatollah Khamenei të përdorë instrumente financiare nën juridiksionin amerikan.

“Ata që mendojnë se këto janë thjesht simbolike, kjo nuk është aspak e vërtetë. Realisht u kemi mbllokuar rrugën dhjetëra e dhjetëra miliarda dollarëve. Sanksionet do të ndikojnë edhe vendet ku këta njerëz fshehin paratë. Pra, këto sanksione janë shumë efektive“, tha zoti Steve Mnuchin, sekretari amerikan i Thesarit.

Presidenti Trump, i cili bëri fushatë për ndalimin e asaj që ai e quante “luftra pa pafund”, javën e kaluar anuloi një sulm ndaj Iranit si përgjigje ndaj rrëzimit nga Teherani të një droni amerikan.

“Do të donim të negocionim një marrëveshje nëse ata do ta dëshironin një gjë të tillë. Por nëse nuk e duan, nuk ka asnjë problem“, tha zoti Trump.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo po zhvillon takime me aleatët në rajon, përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për krijimin një koalicioni kundër Teheranit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të negociojnë me Iranin pa parakushte për t’i dhënë fund tensioneve në rritje./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Kundërshtoi shoqërimin, policia dhunon 61-vjeçarin

Kundërshtoi shoqërimin, policia dhunon 61-vjeçarin

Çdekretimi i zgjedhjeve, Nano: Vendim qëllimisht i gabuar

 Çfarë do të ndodhë me datë 30 Qershor?

“Ndërkombëtarët kundër paketës antishpifje”, Bylykbashi publikon raportin

“Kolegji repart i socialistëve”, ish-deputet i PD: Pse nuk shkarkohet Meta
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com