Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I damkosin dhe i shohin si armiq”, dukuria që denoncon Mustafa Nano

2019/06/14 at 9:19 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Çdekretimi i zgjedhjeve, Nano: Vendim qëllimisht i gabuar

Nga Mustafa Nano


Seanca e së enjtes parlamentare sikur të mos ishte Pandeli Majko dhe Ditmir Bushati do të ishte një seancë e mërzitshme, banale si të gjitha seancat ndoshta në parlament. Por ishin këta të dy që ndoshta i dhanë ngjyrë seancës sepse ishin dy zëra kundër. Pandeli Majko në diskutimin e vet, i cili bëri bujë tha midis të tjerash se, “data 30 Qershor si datë zgjedhjesh është një datë e diskutueshme”. Ai shprehu këtë frikë se “në qoftë se mbajmë zgjedhje në datën 30 Qershor, kjo do të thotë që do t’i fitojmë të gjitha njësitë vendore dhe kjo do të krijonte premisën për instalimin e  një regjimi në Shqipëri”. Nuk e përmendi regjimin si një disponim që do vinte nga brenda PS-së sipas mendimit tim, por e përmendi si një gjë që do vinte për shkak të një rrethane të caktuar politike. Kjo rrethanë e caktuar politike është ajo që sapo thashë, të gjitha njësitë vendore do të kalonin në duart e socialistëve.

Po kështu Bushati bëri të njëjtën gjë, vuri në diskutim datën e zgjedhjeve si një datë që mund të krijonte probleme. Të dy këta sigurisht fajësuar opozitën për sjelljen që kanë bërë, por dolën kundër mendimit të PS dhe kundër mendimit të kryetarit të tyre. Mua më kujtohet që Norberto Bobbio, politolog italian që nuk jeton më, ka thënë në një moment të caktuar që “forca dhe ndershmëria intelektuale e një robi duket qartë, ose matet me forcën që robi vetë ka për të ngritur zërin kundër një interesi që është i komunitetit të cilit ai i përket dhe ky komunitet mund të jetë një parti, një fe e caktuar, mund të jetë një etni e caktua”. Nëse një intelektual ka forcën e madhe për të qenë kritik ndaj komunitetit të cilit ai i përket kjo është ndershmëria e një intelektuali. Gjë që në Shqipëri nuk vihet re. Në Shqipëri vihet re e kundërta. Nëse në Shqipëri i kundërvihesh komunitetit të cilit i përket ti damkosesh, ti konsiderohesh si armik i popullit. Biles kjo gjë ndodh në PS herë pas here. Kam përshtypjen që edhe në momentin që po flasim mund të ketë socialistë që Majkon dhe Bushatin kanë filluar t’i shohin si armiq të tyre.

Kjo gjë në krahun tjetër te PD-ja është edhe më e theksuar. PD-ja ka një traditë më të gjatë dhe më të konsoliduar të mendjeve ndryshe. Vini re çfarë po ndodh sot. PD ka marrë disa vendime që janë vendimet më të rëndësishme që mund të ketë marrë në historinë politike të veten. Këto vendime janë djegia e mandateve parlamentare, është bojkotimi i zgjedhjeve lokale dhe një vendim i tretë është një vendim që kanë marrë si të thuash për të kërcënuar vendin dhe mazhorancën me një luftë civile nëse zgjedhjet do bëhen më 30 Qershor. Një vendim tjetër ka të bëjë me faktin që PD po e izolon veten përballë partnerëve ndërkombëtar. Asnjë zë, pothuajse asnjë zë i korit perëndimor nuk është dëgjuar kohët e fundit që të flasë në favor të opozitës.

Megjithëse jemi në këto rrethana politike ku do të ishte e natyrshme të dilte një ose dy zëra kritik sepse janë marrë shumë vendime shumë të forta dhe janë “by definition” të diskutueshme e megjithatë nuk ka dalë asnjë zë kritik kohët e fundit brenda PD-së. PD-ja është shumë kompakte në unitetin e vet. Ky unitet nuk është se manifestohet brenda PD-së por manifestohet edhe jashtë PD-së në bllokun e madh të popullit opozitar. Edhe ata kanë bërë të tyren tendencën për të kryqëzuar çdo gjë që del kundër, sepse e konsiderojnë si një zë në shërbim të mazhorancës, si një zë në shërbim të Edi Ramës. Kjo është dukuri e shëmtuar e politikës shqiptare majtas dhe djathtas. Për mua djathtas është më e theksuar dhe majtas më pak, por si duket dukuria ekziston. Dhe në këtë monolog unë doja të denoncoja këtë dukuri./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Para
Patozi: Meta u bë palë me opozitën, zgjedhjet më 30 qershor

Vendimi i Metës, Patozi: Është anti-kushtetues

Publikohet videoja, si u arrestuan mbi 10 persona në Elbasan

Publikohet videoja, si u arrestuan mbi 10 persona në Elbasan

Kafshoi Chiellinin, Suarez: Edhe gruas ia mohoja, i thashë u përplasa

Kafshoi Chiellinin, Suarez: Edhe gruas ia mohoja, i thashë u përplasa
















TE FUNDIT

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
18 Nëntor, 2025

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com