Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në rrugën Korçë-Boboshticë.
Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor rreth moshës 60 vjeç.
Pas aksidentit, shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë, i plagosur ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe më pas është transportuar për në spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit./ Opinion.al E.Xh.