Kronikë

Aksident në Korçë/ Përplas këmbësorin, shoferi largohet nga vendngjarja


               Publikuar në : 20:27 - 14/06/19 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në rrugën Korçë-Boboshticë.

Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor rreth moshës 60 vjeç.

Pas aksidentit, shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, i plagosur  ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe më pas është transportuar për në spitalin e Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin  dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit./ Opinion.al E.Xh.

Pas