Gjatë takimit të tyre në Londër, në vijim të vizitës së Presidentit Trump në Britani, presidenti i SHBA-së dhe kryeministrja britanike Theresa May shprehën dëshirën për të zgjeruar tregtinë midis vendeve të tyre.
Duke folur në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të biznesit, zoti Trump tha se ai mendon që të dyja palët do të arrijnë një marrëveshje tregtare thelbësore, e cila të jetë “shumë e drejtë”, ndërsa May tha se Britania dhe Shtetet e Bashkuara mund ta zgjerojnë partneritetin e tyre ekonomik me një marrëveshje tregtie dypalëshe dhe se qeveria e saj beson tek “mbajtja e tregjeve të lira, të drejta dhe të hapura”.
Përveç bisedimeve me krerët e biznesit, Trump dhe May po mbajnë bisedime dypalëshe e një drekë pune dhe më pas kanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Trump dhe zonja e parë Melania do të kenë sonte gjithashtu një darkë me Princin Charles dhe me gruan e tij, Camilla, dukeshën e Cornwall./Opinion.al