Ish-deputeti Eduard Ndocaj, i ftuar në “Abcneës´ka folur në lidhje me pasionet dhe jetën private.
Së fundi ai ka botuar dhe një libër, pasi kraha pikturave ai ka pasion edhe shkrimet. Teksa është pyetur nëse ngacmohet nga vajzat, Ndocaj është shprehur se nuk e ngacmojnë gocat, por Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit pranë kryeministrit, Edi Rama.
Aulona: Gjithë ky burrë me pushtet me lek, mos me thuaj që nuk të ngacmojnë gocat?
Ndocaj: Me thënë të drejtë më ngacmon më tepër Endri Fuga sesa gocat.
Fatma: Dhe si ngacmon Endri zakonisht?
Ndocaj: Po nxjerr lajme në rrjete sociale…
Fatma: Dëgjo mos mi anashkalo pyetjet…
Aulona: Merr mesazhe nga goca?
Ndocaj: Më vijnë mesazhe nga gocat por nuk i hap.
Aulona: Ti je aktiv në rrjetet sociale, kur shikon goca simpatike u bën like?
Por gjësë së bukur i bëhet like gjithmonë, edhe një tufe me lule edhe një mashkulli të bukur. Tani kanë filluar të bëjnë më shumë like burrat. Më dërgojnë zemra dhe kontrolloj ndonjëherë të gjithë burra, them me vete o bo bo. Gruaja është xheloze por është edhe tolerante./ Opinion.al E.Xh.