Këngëtarja e njohur Ariana Grande është detyruar të shtyjë koncertet e saj në Orlando dhe Tampa. Grande e ka njoftuar vetë këtë fakt duke thënë se shkak është bërë një problem shëndetësor që ajo ka.
Pak kohë më vonë ajo i ka shpjeguar ndjekësve në rrjete sociale, se çfarë i ka ndodhur.
Ariana u shpreh se i kishte bërë reaksion dhe alergji domatja.
“Ne zbuluam se unë pata një alergji ndaj domates që më solli probleme me fytin. Akoma ndjej sikur po kapërcej një kaktus, megjithatë po bëj progres. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe dashurinë tuaj. Po pres me padurim të rikthehem dhe të performojë në Tampta dhe Orlando në nëntor”, -ka shkruar artistja në rrjete sociale.
Ajo pritet t’i rikthehet turit të saj të koncerteve në Miami në fund të kësaj jave./Opinion.al/