Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Nuk ka zgjidhje politike, Rama vjedh taksat me 216 kontrata sekrete

2019/05/28 at 5:32 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Nuk ka zgjidhje politike, Rama vjedh taksat me 216 kontrata sekrete

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme  një takim me qytetarët e Elbasanit.

Basha është shprehur se të gjithë qytetarët ti bashkohen opozitës ditën e diel në Tiranë.

Kryedemokrati tha se nuk do të ketë zgjidhje politike pa largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se qeveria “Rama” ka vjedhur taksat e popullit përmes 216 kontrata sekrete, ku përfshihen miliona euro.

“Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Elbasani ka refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.  “Mirënjohje për këtë mesazh të vendosur që ushton nga zemra gjeografike e Shqipërisë, nga Elbasani, që ushton nga qytetarët, nga të rinjtë dhe të rejat. Nuk kam mesazh më të qartë se ky, betejës së shqiptarëve për liri, sa vijnë edhe u shtohen radhët, cdo ditë e bën më të madh bashkimin tonë, se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës dhe bandës që ka marrë peng vendin.

Dhe se në funksion të kësaj shqiptarët e bashkuar kanë vendosur gjithcka, shpirtin dhe vullnetin, nuk ka asnjë nuk mund të ketë as liri, as zgjedhje të lira, as shporrje të bandës kriminale pa larguar shkaktarin numër një të kësaj krize, njeriun që bëri projektin e Shqipërisë hambar droge. Tani bëhet gati që ta kthejë Shqipërinë në monizëm për të çimentuar pushtetin, por ne nuk do ta pranojmë këtë. Korrupsioni i takon vetëm një partie, por aferat nuk kanë marrë kurrë më parë këto përmasa shtazarake. 216 kontrata sekrete, qindra milionë euro që ua marrin ju, ua heqin nga goja. Kjo bandë ka vjedhur 4.6 mld euro, sa gjithë buxheti dhe shpenzimet. A mbaroi rruga e Elbasanit? E nisëm atë rrugë, e shpuam tunelin, por a ka avancuar rruga? Asnjë metër!

A ka investime dhe rritje rrogash, apo legalizime falas? Sigurisht që jo! Në Elbasan banditët e goditën policinë dhe asnjë gjë nuk u ndodhi. Betejës do i prijmë deri në fitore. Është ngritur bota mbarë dhe e ka dëgjuar apelin e një populli të bashkuar si rrallë ndonjëherë, është çuar bota në këmbë dhe i thotë mos u ngjit pas karriges, largohu! Është dëgjuar zëri i shqiptarëve në cdo cep të botës dhe tani të gjithë e dinë se kjo është betejë për vlerat e perëndimit.

Nuk ka vlera europiane pa zgjedhje të lira dhe pa cuar para drejtësisë politikanët e kapur duke vjedhur bota. Rama erdhi në pushtet me krimin. Këtu në Elbasan krimi diktoi mandatet e krimit, nuk janë deputetë të Elbasanit por të bandave të drogës. Nuk e njohim cdo akt të atij parlamenti dhe do ta zhbëjmë. Nuk i i njohim aktet e një parlamenti kukull të krimit. Edhe kjo që po bëjnë për ligjin për Akademinë e Shkencave është diktaturë, duan t’u mbyllin gojën intelektualëve” tha Basha./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj
Bota

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

26 Korrik, 2025 7:01 pm
Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius
Bota

Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius

26 Korrik, 2025 6:48 pm
Para
Nuk regjistroi komisionerët, PD dhe LSI ankimojnë vendimin e KQZ-së

Nuk regjistroi komisionerët, PD dhe LSI ankimojnë vendimin e KQZ-së

Pas divorcit nga burri më i pasur në botë, ja vendimi që merr MacKenzie

Pas divorcit nga burri më i pasur në botë, ja vendimi që merr MacKenzie

CDU/CSU: Nuk kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri

CDU/CSU: Nuk kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri

TE FUNDIT

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
26 Korrik, 2025

PD ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar prej disa ditësh nga zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
26 Korrik, 2025

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com