Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një video në rrjete sociale ku shfaqet së bashku me disa artistë të njohur të skenës shqiptare duke kënduar këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.
Së bashku me artistë të njohur si Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, edhe Presidenti Meta ka interpretuar pak nga kënga e njohur e Vaçe Zelës dhe krahas videos ka shkruar:
“Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!” Me të mëdhenjtë e skenës dhe muzikës, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, përshëndetëm sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare!”./Opinion.al/