Aktualitet

Ngriva-shkriva! Gjinushi 4 ditë para zgjedhjeve heq dorë nga politika


               Publikuar në : 20:00 - 20/05/19 |
geliano fataj

Socialdemokrati Skënder Gjinushi ngrin të gjitha funksionet politike për Akademinë e Shkencave. Pas hartimit të reformës për shkencën, ai është kandidati i vetëm për drejtimin e Akademisë.

Katër ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të këtij institucioni, Skënder Gjinushi thotë se ka hequr dorë nga politika dhe reforma e tij synon një akademi të pavarur.

“Kjo është shoqëruar me dhënien e dorëheqjes si kryetar i PSD dhe ngrirjen e menjëhershme të funksioneve. E para gjë që ka bërë reforma e drejtuar prej nesh është depolitizimi dhe ata që kanë përshëndetur politizimin atëherë, flasin tani për politizim nga ana jonë”, shprehet Skënder Gjinushi.

Për këtë zhvillim ka reaguar dhe akademiku Artan Fuga, një nga zërat më kritikë të të ashtuquajturës reformë në Akadaminë e Shkencave.

Kandidati pa rivalë për kryetar i Akademisë së Shkencave paska shpallur sot se pas tridhjetë vjetësh në politikë ai nuk qenka më politikan, por është bërë akademik i pavarur. Krejt i pavarur! Brenda një minute! Tre ditë para zgjedhjeve! Ka ngrirë të gjitha funksionet politike! Të zënë në grackë nga vetja e tyre kanë filluar të luajnë ngriva – shkriva! Vërtet për t’u shkrirë së qeshuri! Ka 12 vjet që shkel ligjin dhe tre ditë para se të vetëshpallet kryetar vendos t’a respektojë atë!”, shkruan akademiku Fuga.

Më 24 maj, Asambleja e Akademisë së Shkencave, e legjitimuar tashmë me vendim gjyqësor, do të zgjedhë kryetarin e ri me shumicë absolute votash./ Opinion.al

Pas