Gjykata Federale e Apelit ka vendosur se administrata Trump ka vepruar në mënyrë arbitrare për të bllokuar programin e administratës Obama, që mbron nga dëbimi imigrantët e rinj.
Sipas vendimit administrata Trump shkeli statusin federal me përpjekjen për t’i dhënë fund programit i cili shtyn veprimin për deportim të fëmijëve të sjellë në mënyrë të paligjshme në SHBA nga prindërit e tyre, pa i shpjeguar në mënyrë e duhur arsyet pse.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë po vlerëson ankimin e administratës Trump ndaj vendimeve të gjykatave të një shkalle më të ulët, të cilat kanë urdhëruar që DACA të qëndrojë në fuqi.
Vendimi mbi këtë çështje nuk pritet të merret deri në vitin 2020, nëse Gjykata e Lartë vendos të dëgjojë ankimin./ Opinion.al E.Xh.