Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy personave mbrëmjen e së martës. 48-vjeçarja Lumturie Demrozi ishte duke ecur në trotuar bashkë me dy vajzat e saj në Kavajë, kur janë përplasur nga një automjet tip “Benz” me targa AA615VO.
Përplasja ka qenë fatale për gruan, e cila ka ndërruar jetë ndërsa në spital janë dy vajzat e saj.
Po ashtu nga aksdienti ka humbur jetën dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, Gentjan Belba 23 vjeç.
Sipas hetimeve paraprake makina ku po udhëtonin dy të rinj humbi kontrollin si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë duke dalë nga rruga.
Në tentativë për të manovruar makina goditi bazamentin metalik të reklamës së një pike karburanti duke marrë më pas përpara nënën me dy vajzat që po ecnin në trotuar.
Personi që drejtonte automjetin tip ‘Benz” me targa AA615VO mësohet se e kishte marrë me qira makinën. Aktualisht ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë./ Opinion.al