Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti, si u detyruan shqiptarët e Epirit të largohen nga vendi i tyre

2019/05/12 at 10:23 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokumenti, si u detyruan shqiptarët e Epirit të largohen nga vendi i tyre

“Në shtator të 1923, autoritetet e qarkut të Margaritit dhe Gumenicës (në prefekturën e Janinës) vepruan në mënyrë të pazakontë kundër elementit shqiptar.


Fshatrat e Arpicas, Mazarekut, Smokovinës, Kurtit (Kurtecit) dhe vetë qyteti i Margaritit ranë pre të rreshterit Jani dhe xhandarit Manoli, të dy me origjinë nga Kreta.

Në fshatin e Arpicas, shqiptarët Omer Haxhi Veliu, Xhemal Beqiri, imami Mollah Besimi, Xhafer Lako, Abdi Sula, Nuh Çamo, Ilias Aliu, Refat Xhaferri, Ali Koçumani, Ahmet Haxhiu, Dahri Fejzo Kurti u keqtrajtuan, u rrahën publikisht dhe u futën në burg gjatë dhjetë ditëve në Margariti, ku u trajtuan si kafshë, pastaj u dërguan në Prevezë, dhe së fundi në Janinë, në të gjitha, tridhjetë e pesë ditë vuajtje.

I njëjti fat iu rezervua, në Margariti, edhe myftiut Adem Haxhi Abazi, Ahmet agë Qazimit, Haxhi Ibrahimit, Ibrahim Mollahut, Mustafa Bajos, Jusuf Haxhi Mahmudit, Ibrahim Ruhas ;

Në Smokovinë : Beqo Hamidit, Mon Ismailit.

Në Kurt (Kurtec) : Hasan Hamidit  ( i liruar sepse kishte ruajtur nënshtetësinë osmane)

Në Murto (fshat që i përket qarkut të Goumenicës) : i emëruari Qazim Saliut ;

Në Mazarek : të emëruarit Ferhad Mahmeti, Hamid Mehmeti, Sake Meto, Mato Osmani, Shaqir Sulejmani, Musa Veliu, Cen Veliu, Jusuf Tetim Tahir Meta, Damin Mete, Yzevir Mete, Zer Temi Mullah Hamzai, Mullah Musai.

Nga këta, Cen Veliu u torturua; xhandarët e detyruan atë të ulet në një grilë të skuqur nga zjarri.

Ndërsa po rrihnin Sake Meton, rreshteri Jani dhe komandanti i xhandarmërisë (Astinomos), i quajtur gjithashtu Jani, kishin vënë këmbët në gojën dhe kraharorin e tij sipas ritit të dhunës, Sake Meto u var nga këmbët në një pemë. Mjeku, të cilit i referohej Sake Meto për gjetjen e natyrës dhe burimit të lëndimeve të tij, refuzoi ta bënte këtë.

Familjet (gratë dhe fëmijët) e Mullah Musait, Jusuf Tetimit, Sake Metos, Mato Osmanit dhe Deud Sadiut u burgosën për njëzet e katër orë në Margariti.

Xhandarmëria e Margaritit vodhi para nga të gjitha viktimat, duke u marrë atyre shuma të mëdha.

Pas ankesës, shumë të butë, të shqiptarëve, një hetim u hap nga koloneli Aleksandër Sirakos; komandanti i xhandarmërisë Jani u shpall fajtor dhe u lirua nga posti i tij, por, rreshteri Jani, xhandari Manoli dhe xhandarët e tjerë fajtorë, janë ende në Margariti.

Po të njëjtit, Jani dhe Manoli vazhduan të terrorizonin popullsinë shqiptare. Vetëm pak kohë më parë, kur Komisioni Miks, mbërriti në Prevezë, për shkëmbimin e popullatave (prill-maj 1924), Jani ftoi në postin e policisë së Margaritit shtatë njerëz të pasur të qytetit me qëllim që t’i influencojë që ata të deklaronin se i nënshtrohen shkëmbimit dhe t’i pengojë që ata ta quajnë veten shqiptarë.

Si rezultat i keqtrajtimit nga autoritetet ushtarake, sidomos nga grupe repartesh, shumë fshatra u braktisën nga banorët e tyre, xhandarët dhe ushtarët të mësuar të vendoseshin te shqiptarët, të cilët jetonin nën shpenzimet e tyre gjatë disa javëve dhe u merrnin para, nën pretekstin se këta shqiptarë janë në kontakt me Shqipërinë e pavarur. Në të njëjtën kohë si ushtarët dhe xhandarët, ekzistojnë grupe të tjera që u bëjnë të ndjejnë peshën e shthurjes së tyre, hajdutë të vërtetë, por që jetojnë në kushte shumë të mira me autoritetet civile dhe ushtarake.

Fshati i Koskës, që ndodhet pranë kufirit shqiptar, është ndër ata që ka pësuar këtë lloj metode.

Koska ka dyqind familje, të gjitha shqiptare, dhe grupet ushtarake e vizitojnë atë rregullisht, duke kërkuar nga banorët e saj, jo vetëm ushqim që nuk e paguajnë kurrë, por duke imponuar mbi ta të gjitha punët e rënda, siç janë transportimi i ujit dhe drurit, ndërtimi i kazermave dhe të gjitha menutë dhe shërbimet e mëdha.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/dokumenti-zyrtar-i-lidhjes-se-kombeve-1925-si-u-detyruan-shqiptaret-e-epirit-te-largohen-nga-vendi-i-tyre/



Ju sugjerojmë

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
Bota

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

18 Korrik, 2026 12:02 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
Bota

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

18 Korrik, 2026 11:25 am
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
Bota

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

18 Korrik, 2026 11:22 am
Para
Protesta e opozitës/ Rama takim me Lleshajn, Markun dhe shefin e SHISH

Protesta e opozitës/ Rama takim me Lleshajn, Markun dhe shefin e SHISH

Protesta e opozitës në mediat ndërkombëtare

Protesta e opozitës në mediat ndërkombëtare

Devoll/ Katër të rinjtë grabisin sirianët, u marrin…

Devoll/ Katër të rinjtë grabisin sirianët, u marrin...
















TE FUNDIT

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
18 Korrik, 2026

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga...

Lexo më shumë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
18 Korrik, 2026

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara...

Lexo më shumë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
18 Korrik, 2026

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
18 Korrik, 2026

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe nuk kanë munguar tensionet. Persona të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}