Kronikë

Devoll/ Katër të rinjtë grabisin sirianët, u marrin…


               Publikuar në : 10:49 - 12/05/19 |
Opi Nion

Katër persona janë arrestuar nga policia , pasi kanë dhunuar dhe dy sirianë që gjendeshin në fshatin Vërnik. Pasi i kanë dhunuar ata u kanë marrë atyre paratë që kishin, rreth 200 euro, si dhe 2 telefona.

Sirianët kishin ardhur në Shqipëri në mënyrë ilegale dhe synonin të shkonin në vendet e Bashkimit Europian. Sirianët ishin të dëmtuar në fytyrë dhe trup, si pasojë e dhunës të ushtruar me disa shkopinj.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen u arrestuan 4 të rinj të fshatit Vërnik, Klajdi Ago 23 vjeç, Dejvi Ajçe 19 vjeç, Sarandi Plepi 18 vjeç, Ronaldo Shirka 21 vjeç. Çështja i kaloi prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, arrestohen në flagrancë 4 shtetas të cilët vodhën me dhunë 200 Euro dhe 2 celularë, dy shtetasve të huaj. Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.A, 19 vjeç

S.P, 17 vjeç

K.A, 22 vjeç

R.Sh, 21 vjeç, banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, Devoll. Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë 200 Euro dhe 2 aparatë celularë dy shtetasve të huaj. Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen e arrestimin në flagrancë si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të tyre. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./ Opinion.al E.Xh.

Pas