Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka patur debate Vuçiç- Thaçi? Meta jep detaje

2019/05/09 at 12:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka patur debate Vuçiç- Thaçi? Meta jep detaje

Gjatë samitit të Brdo – Brijunit, ku ishin liderët e Ballkanit Perëndimor, në tryezën e diskutimit me dyer të mbyllura nuk ka patur debat mes presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës. Siç mësohet, dy presidentët kanë shprehur qëndrimin e tyre sipas radhës.


Sipas burimeve, presidenti kosovar është shprehur se “ne jemi për vijimin e dialogut por askush nuk mund të na vërë kushte”. Ndërkohë në konferencën për shtyp pas takimit, detaje ka dhënë dhe presidenti Ilir Meta.

“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi. Iu siguroj që atmosfera ka qenë mjaft pozitive, konstruktive. Arritja e marrëveshjes së Prespës është historike për të zgjidhur një mosmarrëveshje 30 vjeçare, të gjithë do donim që dhe dialogu Serbi-Kosovë të përfundonte në këtë mënyrë. Ajo që është pozitive është angazhimi për paqen dhe perspektivën evropiane dhe vullneti për zgjidhjen e çështjeve me dialog”, theksoi kreu i shtetit.

Presidenti Meta po ashtu pati dhe një përgjigje pas kritikave të Hashim Thaçit, për ftesën ndaj Milorad Dokik, anëtarin serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

“Samiti ka një format të përcaktuar, dhe si të gjithë krerët e vendeve anëtare dhe ai ka qenë i ftuar dhe i mirëseardhur. Ka mbetur mjaft i kënaqur, ka treguar se do të dijë për turizmin pasi kishte dëgjuar fjalë të mira nga qytetarë të e vendit të tij”, tha Meta.

“Pas zgjedhjeve europiane, procesi i zgjerimit nuk do të jetë më i njëjtë”

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, paralajmëroi vendet e Ballkanit perëndimor që të nxitojnë në realizimin e detyrave, në mënyrë që procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian të mos vonohet, sidomos duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Europian, nga ku do të dalë edhe Komisioni i ri Europian.

“Nuk mund të them se i zgjidhëm problemet, por kemi debatuar çështjet në mënyrë shumë miqësorë. Kjo vjen për shkak të faktit se të gjithë e dinë që pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, procesi i zgjerimit nuk do të jetë në nivelin e lartë të rendit të ditës. Prandaj është në dorën tonë që të ndërmarrim hapat në mënyrë që ku rajon të jetë më tërheqës për Bashkimin Europian”, tha Pahor. Megjithatë ai shtoi se edhe Bashkimi Europian duhet të ketë një tjetër qasje ndaj këtij rajoni. “Pas zgjedhjes së Komisionin e ri do të ketë ardhur koha që Brukseli ta shohë ndryshe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit perëndimor”, shtoi ai.

Presidenti i Polonisë: BE duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësim

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha sot se Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësimin e Ballkanit dhe të gjej programe e instrumente që e mbështesin këtë gjë. Ndërkohë, presidenti i Polonisë foli për situatën në Ballkan duke theksuar faktin se mes vendeve fqinje duhet të ketë dialog, referuar këtu Kosovës dhe Serbisë.

“Historia e këtyre tokave është mjaft e vështirë. Për mua kjo është diçka e ndryshme me atë që përballemi në Poloni. Këto dukuri në vendin tim kanë ndodhur në Luftën e II Botërore, por këto çështje tani mund të diskutohen me qetësi dhe nuk ka më mërira. Këto çështje duhet të diskutohen dhe zgjidhen nëpërmjet dialogut mes liderëve dhe drejt rrugës së tyre në BE. Kjo është një detyrë e madhe e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE që ta kuptojë këtë proces dhe ta mbështesin. Ky është një rol i madh që luhet nga dy vendet. Europa Juglindore ka nevojë për Evropën dhe anasjelltas. BE duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësim, të gjej programe dhe instrumente që e mbështesin këtë gjë”, tha presidenti i Polonisë. / Opinion.al

Etiketa: Andrzej DudaBorut Pahorilir MetaVuçiç- Thaçi


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para

Opinion/ Çfarë po ndodh me sigurinë në ushqime?

Shakaja për foshnjen mbretërore, humb vendin e punës moderatori i BBC

Shakaja për foshnjen mbretërore, humb vendin e punës moderatori i BBC

Heqja e kufijve, Thaçi: Mos u frikësoni nga Vuçiç, apo nga ndonjë injorant

Heqja e kufijve, Thaçi: Mos u frikësoni nga Vuçiç, apo nga ndonjë injorant
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com