Presidenti slloven Barut Pahor, ndodhet në Tiranë për samitin e Brdo-Brijunit. Mëngjesin e kësaj të enjteje ai ka dalë për vrap nga kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa ka postuar një foto në Instagram.
Por kreut të shtetit slloven i ka bërë përshtypje truproja shqiptar që e shoqëronte me vrap dhe i veshur me kostum.
“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne” shkruan Barut Pahor.
Unë i them, vazhdon Pahor: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 km i veshur kështu?”
Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem zoti President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”.
Presidenti Pahor tregon se më pas truproja ka marrë një biçikletë për ta ndjekur nga pas.
“Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, thotë ai./ Opinion.al