Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E dalluar dhe me disiplinë, kush ishte Zarife Hasanaj

2019/05/07 at 10:28 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E dalluar dhe me disiplinë, kush ishte Zarife Hasanaj

Në qershor mbaronte misioni i saj 6 mujor, por 32-vjeçarja Zarife Hasanaj fatkeqësisht nuk mundi ta përfundonte.  Një ditë pas ngjarjes tragjike, që ndodhi në Letoni, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar skedën e ushtarakes.


Hasanaj lindi në qytetin Barjam Curri, Tropojë dhe jetonte në Babrru të Tiranës. Ajo ishte fëmija i katërt i familjes Hasanaj, kishte një vëlla dhe dy motra. Hasanaj jetonte me prindërit dhe vëllain e martuar.

32-vjeçarja kishte përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” në Babrru, në vitin 2006. Më pas ajo kishte ndjekur studimet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit “Bachelor” në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.

Ajo kishte kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Municioneve me Eksplozivë” dhe kishte marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”. Hasanaj u mobilizua në Forcat e Armatosura më datë 4 Prill të 2008-s si ushtare profesioniste e parë dhe në datë 1 Tetor të 2013-s, titullohet nënoficere me gradën nëntetare.

Gjatë karrierës në FA, Ministria e Mbrojtjes thotë se Hasanaj është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Nëntetare Zarife Hasanaj shërbeu gjithashtu si operatore EOD në RU 4040. Më 20 Dhjetor të 2018 ajo u dërgua me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.

Zarife Hasanaj gjeti vdekjen mëngjesin e së hënës rreth orës 09:10 minuta, nga shpërthim i një mine gjatë misionit në bazën e NATO-s, Camp Adazi në Letoni, ku forcat shqiptare ishin të angazhuara me demontimin e municioneve. Nga shpërthimi u plagosën edhe Komandanti i Kontigjentit, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj./ Opinion.al

Etiketa: Zarife Hasanaj


Ju sugjerojmë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Para
Foto/Me lot në sy efektivët në Letoni ceremoni nderimi për Zarife Hasanajn

Foto/Me lot në sy efektivët në Letoni ceremoni nderimi për Zarife Hasanajn

Artan Hoxha jep detaje: Për kë u bë operacioni i RENEA-s në Tiranë

Opinion/ Pse po dështon policia me kriminelët në kërkim

Mega operacioni i policisë, si u godit grupi i trafikut të kanabisit

Mega operacioni i policisë, si u godit grupi i trafikut të kanabisit
















TE FUNDIT

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}