Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi fashistin, fshatarin dhe spiunin rus…

2019/04/25 at 12:27 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Thirrja e Fugës për studentët: Ky është burimi i çdo të keqeje!

Artan Fuga-Unë i mirëkuptoj të gjitha shqetësimet dhe angazhimet për të ruajtur të pacënuar nga askush vlerat dhe kontributin e rezistencës antifashiste gjatë Luftës së Dytë botërore në Shqipëri, për respektin për këdo që ka marrë pjesë në të, komunistë, nacionalistë, demokratë, si edhe për të gjitha kontributet, luftëtarë, dëshmorë, viktima, të deportuar në kampe, popullsi e martirizuar, etj, familje dëshmorësh.

Duke pasur nja pesë a gjashtë dëshmorë e të martirizuar në familje nga bashkëpuntorët e fashizmit dhe larot e tradhëtarëve më kujtohet gjyshja që edhe në vitet 60, më kujtohet si turbull, që lëviste nëpër shtëpi si një hije e mërzitur, e pezmatuar, e harruar në vetminë e vet të pashërueshme nga dëmet e Luftës, nga tradhëtarët që si qenër i kishin kafshuar shpirtin, duke tymosur duhan nga mëngjesi në darkë, folur me vete, veshur në të zi dhe qarë e qarë me afshe zemre.

Vuajtur nga të gjitha anët ky popull, paralufte, gjatëlufte dhe paslufte!

E kishte goditur rëndë lufta gjyshen time të mjerë e të mirë si gjyshet e gjithkujt. Nuk ja harroj askujt! Po pa asnjë hakmarrje!

Të dallohen pra kush ka qenë për rezistencën, kush ka qenë neutral, kush ka qenë tradhëtar!

Kur të na bëhet mbarë edhe unë dëshiroj t’i them mikut tim Agron Tufa çfarë mendoj për ndonjë botim, i të cilit ai nuk është autor. Sikur bisedojmë ngahera për libra të tjerë!

Por, kur dëgjoj se ai qenkesh fashisti i fundit në Shqipëri, nuk e mbaj dot të qeshurën : hahahahahahaha! Shqipëria nuk qenka çliruar akoma!!! Paska mbetur ushtari i fundit Agron Tufa!

Goni është fashist poaq sa unë nuk jam biri i dy partizanëve në Luftën Clirimtare, kujtimin e të cilëve në atë periudhë e kam të shenjtë në traditat familjare!

Goni na qenka edhe fshatar! A thua se është sharje përbuzëse të vish nga zona dhe krahina plot tradita nga cdo cep i vendit! Sa qejf po të isha edhe unë fshatar si Gon Tufa!

Hahahahahahahaha!

Me kulturën perëndimore që ai ka marrë në universitete ruse, paradoks i madh, por i vërtetë, ai më ka habitur me botëkuptimin e tij postmodern që më ka lënë mbresa të forta dhe admirim edhe mua që prej shtatë a kusur brezash kam tradita familjare qytetase në qytete mijëvjecare! Më urban në këtë rrafsh sesa unë ai!

Goni qenka edhe spiun rus! Vërtet ka ca tipare si të Sorges ai! Ore mos është ai që i ka dërguar z. Putin planet e sulmit të fashistëve shqiptarë mbi Moskë që po përgatitet për 21 qershorin e këtij viti?

Edhe kjo na duhet, të niset një fushatë makartiste si gjueti shtrigash ndaj intelektualëve tani!

Qetësohuni miq, shokë, zonja dhe zotërinj !

Mjaft e thelluat kulturën antiMukje!

Unë kam tezën se diktatura na krijoi idenë se ne e kishim kapërcyer Rilindjen e shekullit 19 -të dhe ishim bërë unitarista si komb, por kam nisur të kem dyshime të forta shumë. Por, ne nuk paskemi kaluar as antiMukjen!

Nuk e di se çfarë thotë për këtë e shenjta dhe e heshtura Akademi e Shkencave që po rinohet e bëhet si nuse në kujdesin e ndoca 14 deputetëve bashkëpuntorë me forcat e regresit intelektual në vend!

As Agron Tufa nuk është fashist, as çlirimtarët nuk barazohen dot me kriminelë lufte!

E ka fajin folja “me qenë” që në shqip përdoret pa njohur punimet e të madhit Alfred Korzybski në semantikën e tij monumentale gjenerale. Por për këtë, sakohë që ende nuk po përgatitet botimi në kantjer e sipër mund të drejtohemi në ministrinë e jashtme sepse atje ju sqarojnë për cdo gjë! Jam shkrirë gazit këto ditë, sepse nuk kisha mundësi të qaja!

Etiketa: Artan Fuga

Ju sugjerojmë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë
Kryesore

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë

9 Shtator, 2025 7:22 pm
Sulmi izraelit në Doha, vritet djali i udhëheqësit të Hamasit
Bota

Sulmi izraelit në Doha, vritet djali i udhëheqësit të Hamasit

9 Shtator, 2025 7:14 pm
Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar
Bota

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar

9 Shtator, 2025 7:01 pm
Para
Zv/Ambasadorja amerikane flet shqip: Puna e policisë, mbresëlënëse

Zv/Ambasadorja amerikane flet shqip: Puna e policisë, mbresëlënëse

Betohen gjashtë deputetët e rinj, njëri themelues i Bindjes Demokratike

Betohen gjashtë deputetët e rinj, njëri themelues i Bindjes Demokratike

“Buldozeri”: Vështirë që Shqipëria të jetë pjesë e BE edhe pas 2025

“Buldozeri”: Vështirë që Shqipëria të jetë pjesë e BE edhe pas 2025

TE FUNDIT

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Letonisë. Ishte mesfushori Kristjan Asllani  i cili arriti të shënojë nga pika e...

Lexo më shumë

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
9 Shtator, 2025

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë proteste, pasi Federata Spanjolle...

Lexo më shumë

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
9 Shtator, 2025

Kombëtarja shqiptare e futbollit vuan një dënim për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen kundër Serbisë. Këtë të martë 20...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com