Sot në orën 15:00 pritet zyrtarizimi dhe prezantimi i Edi Rejas në stolin e kombëtares kuqezi. Gjatë këtyre ditëve është folur shumë rreth pasuesit të Christian Panuccit, por FSHF ka qenë e kujdesshme për të mos zbuluar shumë detaje. Gjithsesi, duket se në vendimin e Rejas ka ndikuar Gianni De Biasi.
Gazeta “Panorama” shkruan se De Biasi e ka siguruar trajnerin Reja se ajo që ka parë në Shkodër nuk është Shqipëria më e mirë. Jo vetëm kaq, por ai e ka përdorur edhe kualifikimin në Europian për ta motivuar dhe bindur 73- vjeçarin se kuqezinjtë kanë nevojë për një trajner, i cili të mund t’u japë diçka atyre për të bërë një rrugëtim pozitiv.
Nga takimi në Shkodër me presidentin Duka, trajneri Reja u largua nga vendi ynë me një opinion jo fort pozitiv për ekipin, por duket që De Biasi e ka bërë “ambasadorin” e sportit edhe një herë me kuqezinjtë, duke i shuar të gjitha pikëpyetjet ish-trajnerit të Lacios dhe Napolit./Opinion.al