Në maratonën e Bostonit të hënën, mijëra njerëz arritën në vijën e finishit në Rrugën Boylston.
Por një njeri kaloi vijën e finisht duke u zvarritur. Emri i tij është Micah Herndon dhe ai është veteran i Marinës, i cili tha se do të bënte gjithçka për të përfunduar garën.
Herndon, i cili ka shërbyer në Afganistan, ra në tokë afër vijës së finishit. Të tjerë mund të kishin hequr dorë dhe të prisnin ndihmë mjekësore, por Herndon filloi të zvarritej.
Dhe e kishte një qëllim! Ai nuk ishte në garë për vete, po e bënte për të nderuar tre shokët marinarë, të cilët humbën jetën në një sulm bombardues jashtë vendit.
Ai ka emrat të bërë tatuazh në dorën e tij dhe ata i dhanë fuqi gjatë maratonës./Opinion.al