Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Schütz: Merrni pjesë në zgjedhjet lokale

2019/04/14 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Schütz: Merrni pjesë në zgjedhjet lokale

jermania i jep fonde Shqipërisë për procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz shprehet se zgjedhjet e lira e të barabarta janë baza e ҫdo demokracie të shëndetshme.

Në  nëntor 2018, pas konsultimeve me partitë kryesore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxorri dekretin presidencial për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, më 30 qershor. Afrimi i kësaj date po ndodh në kohën kur situata politike në Shqipëri ka ndryshuar shumë nga nëntori i kaluar. Opozita është në sheshe dhe rrugë në protesta anti qeveritare. Në protestën e mbrëmshme, të karakterizuar nga akte dhune dhe përleshje mes protestuesvedhe policisë, opozita vijoi qëndrimin e saj radikal. Lideri i PD, Basha tha në fjalën përmbyllëse të protestës, në orën 22.00 se “largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Por përtej deklaratave të tilla opozita ka ndërmarrë veprime që lenë të kuptohet, se edhe mund t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Opozita nuk dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) emrat e komisionerëve të saj zonalë. Por përvoja e zgjedhjeve të mëparshme në situata ngërҫesh dhe mosmarrëveshjesh mes palëve, ka treguar se komisionerët lokalë janë vendosur edhe në minutën e fundit. A do të ketë minutë të fundit kësaj here për komisionerët zonalë të opozitës? Pikëpyetja ngrihet pas aplikimeve të qytetarëve për të zënë vendet vakante të opozitës për komisionerë zonale, pas thirrjes publike të KQZ.

Gjermania mbështet trajnimin e vëzhguesve zgjedhorë

Analistë të pavarur të Tiranës e kanë cilësuar “vetëvrasje politike”mospjesëmarjen e opozitës në zgjedhjet  lokale të 30 qershorit. Për më tepër kur në Parlament po vijon marrja e mandatit të deputetit nga kandidatët për deputetë në listat e Partisë Demokratike, (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim,(LSI) që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017. Kur të arrihet numri që parashikon ligji, deputetët opozitarë të sapohyrë në jetën parlamentare do të krijojnë grupet parlamentare opozitare për një jetë parlamentare sa më pranë normalitetit.

Skenari i deritanishëm i bojkotit  të zgjedhjeve nga dy partitë opozitare, PD dhe LSI është kundërshtuar nga SHBA dhe BE. Pas thirrjes së Zv. Ndihmës Sekretar të Shtetit, Matthew Palmer drejtuar partive të opozitës për t’u riangazhuar në procesin politik, „sa më parë, përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale” është Gjermania, vendi më me peshë në BE, që adreson mesazhin e saj politik lidhur me zgjedhjet lokale. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, të premten , gjatë nënshkrimit të kontratës me Komitetin Shqiptar të Helsinkit për bashkëpunim në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale tha: „U bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”.

Ambasadorja Schütz theksoi se “zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e ҫdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhëset/ zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor.” Gjermania do të mbështesë financiarisht Shqipërinë në këtë proces proce vëzhgues përmes Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ambasadorja Schütz thekoi se mbështetja ndaj Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka të bëjë me „me trajnimin e vëzhguesve dhe vëzhgimin real në qendrat e votimit, kontributin për zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare”./ Burimi: Dw

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Mbyllet protesta, Basha: Fundi i Ramës është vulosur nga populli

Basha: Nuk ka kompromis me ëndrrën

Lleshaj: Protesta ishte e dhunshme dhe e paligjshme

Lleshaj: Protesta ishte e dhunshme dhe e paligjshme

Ligji i ri në Australi, gjobë dhe burg për videot e dhunshme

Bien Facebook, Instagram dhe Whatsapp!

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com