Një 27-vjeçar shqiptar është plagosur gjatë një sherri të ndodhur në burgun Koridalos, në Greqi.
Mësohet se, një grup të burgosurish kanë sulmuar shqiptarin në sektorin e 4-t të burgut, duke e qëlluar me një me kabllo elektriku, të cilin e kishin kthyer në një kamxhik.
Gjatë këtij sherri është përfshirë dhe një shtetas grek, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime.
Raportohet se, 27-vjeçari shqiptar i arrestuar për trafik droge dhe 33-vjeçari grek i arrestuar për vjedhje, ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Policia greke ende nuk ka bërë të dituar shkaqet e konfliktit, ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë./ Opinion.al E.Xh.