Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e ish-deputetit

2019/04/11 at 7:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi miraton buxhetin dhe dekretin për emërimin e Lleshit

Sekuestrohet pasuria e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda janë sekuestruar një sipërfaqe prej 300 mijë m2 tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.


Sipërfaqja e tokës e vënë nën sekuestro është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi toka ka qënë në pronësi të shtetit, por nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, është ndryshuar pronësia nga shtet në privat.

Në janar të këtij viti, Gjykata për Krimet e Renda refuzoi kërkesën për të liruar nga “arresti shtëpiak” dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko. Dy ish deputetët u arrestuan gjatë operacionit “Vol-vo 4” në tetor të vitit 2018. Ndoka, i dyshuar për disa vepra penale mes te cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Cuko per “korrupsion”.

Në tetor të 2018, me dy vendime të veçanta të Gjykatës së Krimeve të Rënda,  janë arrestuar Arben Çuko dhe Arben Ndoka, ish-deputetë të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Së pari është arrestuar Çuko, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, dhe më herët ish-deputet , ka përfunduar në pranga nën dyshimet për korrupsion. Ai ishte shkarkuar nga detyra më 3 shtator të  2018  “për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion”.

Pak pas arrestimit të ish deputetit socialist, u njoftua se të njëjtin fat kishte patur dhe ish kolegu i tij Arben Ndoka. Ky i fundit është arrestuar së bashku me të vëllain dhe një grup personash të tjerë që  dyshohen “për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë. Disa javë më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Emri i Arben Ndokës u lakua për një kohë të gjatë në vitin 2014, kur ai ishte deputet. Partia Demokratike publikoi në atë kohë dokumentat sipas të cilave Ndoka rezultonte të ishte dënuar në Itali, në fund të viteve ’90 me mbi 7 vjet burgim, për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana të rënduara”, dhe se një pjesë të dënimit e kishte shlyer në burgjet shqiptare.

Ndoka, i cili foli për një ngjarje aksidentale, rezultonte të ishte liruar në vitin 2005 dhe më pas ai është angazhuar dhe në funksione drejtuese në administratën publike, deri dhe në Gardën e Republikës apo policinë e shtetit, sic ka pohuar ai vetë. Ndërsa deri para se të përfshihej në listat e socialistëve në zgjedhjet e 2013, ka qenë në postin e drejtorit në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në administratën e drejtuar nga demokratët./Opinion.al

Etiketa: Arben Ndoka


Ju sugjerojmë

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

5 Qershor, 2026 4:22 pm
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?
Sport

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?

5 Qershor, 2026 4:19 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

38-vjeçari tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë

5 Qershor, 2026 4:13 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit

5 Qershor, 2026 3:35 pm
Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private
Kronikë

Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private

5 Qershor, 2026 3:31 pm
Macron dhe Merz:BE duhet të tregojë vullnet për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor
Bota

Macron dhe Merz:BE duhet të tregojë vullnet për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor

5 Qershor, 2026 3:28 pm
Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
Kryesore

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

5 Qershor, 2026 1:59 pm
Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
Kryesore

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

5 Qershor, 2026 1:33 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

5 Qershor, 2026 10:32 am
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
Bota

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

5 Qershor, 2026 10:02 am
Para
Foto/Rama fans i “Game of Thrones”, shfaqet në sheshxhirimin e serialit

Foto/Rama fans i “Game of Thrones”, shfaqet në sheshxhirimin e serialit

Familjarët publikojnë këngën e parë pas vdekjes së Aviciit

Familjarët publikojnë këngën e parë pas vdekjes së Aviciit

Bayerni nuk gjen qetësi, grushte mes Lewandowskit dhe Coman

Bayerni nuk gjen qetësi, grushte mes Lewandowskit dhe Coman
















TE FUNDIT

Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
5 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar një plan për të shpenzuar gati 700 milionë dollarë për të mbështetur termocentralet me...

Lexo më shumë

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?
5 Qershor, 2026

871 milionë dollarë, ky është shpërblimi i miratuar nga FIFA në muajin prill në Vancouver për Botërorin që do të...

Lexo më shumë

38-vjeçari tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
5 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me tentativën për të goditur me thikë efektivin e policisë Loren Rama, nga...

Lexo më shumë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
5 Qershor, 2026

Teherani ka njoftuar se marina e Iranit detyroi anijet amerikane që të largoheshin nga Gjiri i Omanit. Lajmin e bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}