Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si trajnohen në timon agjentët e Shërbimit Sekret amerikan

2019/04/09 at 8:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si trajnohen në timon agjentët e Shërbimit Sekret amerikan

Imagjinoni sikur t’ju duhet të kryeni pa gabuar disa manovra për të mbajtur vendin e punës. Ky trajnim shkon përtej taktikave bazë të ngarjes së makinës. Këtu njihet si ngarja mbrojtëse, e cila ka një qëllim kryesor.

“Personi i mbrojtur duhet të nxirret i sigurt nga ‘zona e sulmit’ dhe duhet zhvendosur në një zonë të sigurtë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Thomas Murach, i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara.

Të gjithë agjentët dhe oficerët e Shërbimit Sekret duhet ta kalojnë trajnimin 5-ditor për ngarjen e makinës të zhvilluar në këtë pistë prej 550 metrash.

Por, edhe pas përfundimit të këtij trajnimi, ata ende nuk janë të certifikuar për të ngarë limuzinën presidenciale, të njohur si Kadillaku 1, ose ndryshe “Bisha”. Për këtë mjet të blinduar që peshon 9 mijë kilogramë ka një kurs tjetër më të avancuar.

Ekziston edhe një tjetër trajnim, ndoshta më i vështirë, për motoçikletat që udhëtojnë paralelisht me limuzinën gjatë motit të mirë.

“Motori është i rëndë, rreth 400 kilogramë, dhe të duhet të manovrosh mbi dy rrota, ndërkohë që të kërkojnë të bësh lëvizje që nuk do t’i kishe menduar se janë të mundshme”, thotë Lloyd Llamas, oficer teknik i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara.

Këto nuk janë të vetmet mjete me dy rrota të Shërbimit Sekret. Agjentëve u duhet të mësojnë teknika speciale për ngarjen e mjeteve për terrenet jashtë rrugës, madje edhe mjetet e transportit të fushave të golfit.

Përveç “Bishës”, ekziston edhe një autobus, i njohur si “Ground Force One”. Duke qenë se në vende të ndryshme, rrugët janë të projektuara në mënyra të ndryshme, Shërbimi Sekret i përshtati rrugët në qendrën e trajnimit që shoferët e mjeteve të mëdha të mësojnë si të manovrojnë me hendekët dhe pengesat.

Ky trajnim zyrtar për shoferët e Shërbimit Sekret filloi në vitin 1970. Teknikat e trajnimit kanë evoluar, ndërsa kanë vazhduar të evoluojnë edhe makinat.

Shërbimi Sekret ka për detyrë jo vetëm mbrojtjen e Presidentit, Zv.presidentit, familjarët e tyre, ish-presidentët dhe zonjat e para, por edhe mbrojtjen e udhëheqësve të huaj që vizitojnë SHBA-në, si dhe kandidatët kryesorë gjatë fushatave elektorale në Amerikë.

Për agjentët e Shërbimit Sekret që përzgjidhen për të ngarë automjetet, detyra e tyre kryesore është siguria e këtyre pasagjerëve shumë të rëndësishëm./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

E quajti hije të opozitës “Kushtetuesja” i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur

8 Shtator, 2025 9:57 pm
Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Kronikë

Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

8 Shtator, 2025 9:32 pm
Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë
Bota

Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë

8 Shtator, 2025 9:31 pm
“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”
Bota

“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”

8 Shtator, 2025 9:28 pm
Para
Shkarkohet kryetari i gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Shkarkohet kryetari i gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Nis prishja e banesave në Bregun e Lumit, 3 banorë të lënduar

Nis prishja e banesave në Bregun e Lumit, 3 banorë të lënduar

Seria e fundit e Rambos është gati, Stallone: Fundi i paparashikueshëm

Seria e fundit e Rambos është gati, Stallone: Fundi i paparashikueshëm

TE FUNDIT

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
8 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Merin Maçi ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, për autorin si dhe...

Lexo më shumë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
8 Shtator, 2025

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com