-Kulturë

Seria e fundit e Rambos është gati, Stallone: Fundi i paparashikueshëm


               Publikuar në : 09:48 - 09/04/19 |
b.f

Sylvester Stallone ka rikthyer në ekran edhe një herë personazhin e tij më të famshëm, “Rambo”. 72-vjeçari i cili prej kohësh po stërvitej për kapitullin e fundit të sagës, tashmë ka konfirmuar se procesi i realizimit është drejt fundit. Kjo seri do të ketë titullin “Rambo, Last Blood”.

Stallone ka thënë se fundi i filmit është i paparashikueshëm, duke shtuar interesin për premierën e tij. Ngjarja kryesore ka të bëjë me Carmen Delgado-n dhe motrën e saj 8-vjeçare, që rrëmbehen në mes të ditës. Kur Rambo mëson se vajza e kujdestares së tij është rrëmbyer, rikthehet në lojë duke nisur kërkimet për personat përgjegjës. Megjithatë, gjërat do të jenë më të vështira për të, në serinë e fundit të “Rambo, Last Blood”./Opinion.al

Pas