Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta brenda llojit! Nga miq, në armiq dhe roli i qeverisë Rama

2019/04/04 at 2:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lufta brenda llojit! Nga miq, në armiq dhe roli i qeverisë Rama

Nga miq, në armiq. Kështu mund të përkufizohet marrëdhënia mes Rektorit aktual të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe dekanit të Ekonomisë, Dhori Kule. Ajo që dihet është se Kule ka qenë një nga mbështetësit e Konit për të marrë drejtimin e Rektoratit, një garë gjatë të cilës nisën hetimet për kërcënimin e Mynyr Konit nga Emiljano Shullazi.


Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me bibliotekën online se rektori i UT po e pengon, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.  Por teksa heq përgjegjësinë nga vetja, Mynyr Koni akuzon tre dekanë (Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula) se duan ta rrëzojnë nga postin. Madje zoti Koni shkon dhe më tej, teksa thotë se edhe qeveria po mban anën e tyre.

  • Biblioteka elektronike, një nga sulmet që u bë nga Rama, Mynyr Koni thotë se cdo student duhet të jap nr. personal ID dhe për këtë po konsultohet me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

 

  • Rikonstruksioni i godinave të Fakultetit të Ekonomisë. Për këtë akuzon drejtpërdrejt dekanin, Dhori Kule.
    “Megjithëse i jam drejtuar me kërkesa të vazhdueshme Administratorit, ky i fundit nuk filloi asnjë procedurë prokurimi që lidhej me rikonstruksionet e gadinave të fakulteteve të UT, veçanërisht për rikonstruksionin e Fakultetit të Ekonomisë. Për këtë mungesë përgjegjësie të Administratorit i jam drejtuar disa herë zyrtarisht Bordit të Administrimit. Nga ana e këtij të fundit, si gjithmonë, nuk ka patur asnjë reagim apo veprim në përmbushje të misionit për të cilin janë zgjedhur”.

 

  • Pakti për Universitetin. Sërish akuzat e rektorit të UT-së janë për tre dekanët: Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula. Mynyr Koni prej kohësh ka kërkuar një hetim të tenderave të paraardhësit të rij, Dhori Kule, ndërsa për këtë çështje ka dhe një hetim nga prokuroria e krimeve të rënda.
    Sa i përket një auditi të bërë nga ministria për Universitetin e Tiranës (Ministria e Arsimit ushtroi kontroll në Universitetin e Tiranës gjatë muajve shkurt-mars 2018, ku konstatoi problematika të rënda administrative nga ana e Rektorit Mynyr Koni), rektori thotë se nuk është raport auditimi, por “raporti i një grupi pune të MASR, i fabrikuar në shkelje flagrante të parimit të ligjshmërisë, të paanësisë dhe të objektivitetit, me qëllimin e vetëm për të legjitimuar veprimet dhe mosveprimet e ish-Kancelarit, Bordit të Administrimit dhe Administratorit të UT (veprime me përmbajtje penale të cilat i kam kallëzuar në prokurori që prej muajit gusht 2017 e në vazhdim)“.

 

  • Akuza e drejtpërdrejt e zotit Koni është për ministren aktuale të Arsimit, teksa thotë se “ Mbështetja që MASR u ka dhënë këtyre strukturave dhe ish-kastës drejtuese të UT, u konfirmua hapur edhe me “qokën”më të fundit që bëri ish-Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë ditën para se të linte detyrën, duke miratuar Statutin e UT-së me shkelje ligjore, për të cilat vetë ajo i kishte konstatuar dhe i kishte përcjellë në UT për rishikim”.

 

  • Edhe në lidhje me punësimet në Universitetin e Tiranës, sipas rektorit të UT fajin e kanë tre dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, konkretisht: Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula.

 

  • “Nuk mund të shmanget përgjegjësia për mosplotësimin e pikave të Paktit për Universitetin, duke tentuar të devijosh indinjatën e studentëve dhe të pedagogëve nga Qeveria tek Rektori i Universitetit të Tiranës”, thekson rektori i UT.

 

Shkeljet e Mynyr Konit, Auditi i Ministrisë: Ka shkaktuar kaos (VITIT 2018)

“Rektori ka vendosur “Për pezullimin nga detyra të kancelarit të UT-së, z. Robert Skënderi”, deri në një urdhër të dytë të tij. Pezullimi i z.Skënderi ka vazhduar pothuajse për 2 muaj. Masat displinore ndaj kancelarit nuk hyjnë në kompetencat akademike dhe protokollare që ligji i njeh rektorit

“Grupi i Punës konstatoi se shpallje publike për vendet e lira për personel akademik, nd/akademik dhe administrativ, kryesisht janë bërë nga Universiteti i Tiranës. citohet se përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta, por nuk ka asnjë të dhënë konkrete për sistemin e vlerësimit të dosjes dhe të intervistës,

Në një prej procedurave të konkursit të shqyrtuar nga Grupi i Punës, në pozicionin e lirë në Departamentin e Kimisë në FSHN, emërohet S.Cenolli me kontratë njëvjeçare për personel akademik si fitues i shpallur nga Komisioni ad hoc, megjithëse sic rezulton nga procesverbali është i sapo diplomuar dhe nuk ka gradën “Doktor“, për pasojë as përvojën në mësimdhënie

 

*Në shkurt të 2018, pa nisur ende protesta e studentëve, pas debateve për ligjin e arsimit të lartë dhe kompetencave të Universiteteve, 4 dekanë të Universitetit të Tiranës, konkretisht Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha, dhe Dhori Kule kanë dalë në konferencë për mediat ku kërkuan shkakrimin e rektorit Mynyr Koni. /Opinion.al

Etiketa: emiljano shullazi


Ju sugjerojmë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
Para
Disa këshilla për të patur flokë të shëndetshëm

Disa këshilla për të patur flokë të shëndetshëm

Opinion/ Profilet fallco të internetit

Opinion/ Profilet fallco të internetit

Shkodra nuk gjen qetësi

Vllaznia reagon pas kërcënimit të trajnerit
















TE FUNDIT

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
19 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian propozon që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com