Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Nuk ka gardh që e mban peng ndryshimin popullor

2019/03/28 at 11:48 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Nuk ka gardh që e mban peng ndryshimin popullor

Kryedemokrati Lulzim Basha nga protesta përpara Kuvendit tha se askush nuk ndal rrëzimin e Edi Ramës. Sipas Bashës, kjo protestë nuk bëhet për të marrë pushtetin, por për të rrëzuar sipas tij një regjim kriminal. “Beteja jonë do të vazhdojë: Liri a vdekje, demokraci a vdekje”, theksoi Basha.


“Mirë se keni ardhur në parlamentin e popullit të bashkuar për ndryshim. Përballë nesh dhe pas radhëve të policisë ndodhet banda më fatkeqe e hajdutëve që ka njohur ndonjë herë Europa, e kryesuar nga Maduro i Ballkanit, Edi Rama dhe eskorta e tij kriminale. Për 6 vite me radhe vodhi dhe grabiti shqiptarët. Rriti taksat, rriti energjinë çoi në burg dhe drejt vetëvrasjes që nuk paguanin dot faturat e krimit, rriti çmimin e ujit. Qindra mijëra i dërgoi drejt dëshpërimit të kurbetit, mbylli qindra shkolla. Ky është njeri i cili u bë simboli i krizës ekonomike që ka pllakosur. Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimit, propaganda e shpifur e ndryrë që ë bënte përdhunuesin hero, narkotrafikanin-kryebashkiak. Ti japim fund regjimit të Edi Ramës, për një sinjal shprese për çdo shqiptar. Në këtë protestë janë bashkuar hallet e pafundme të shqiptarët por dhe zgjidhjet e shpresat për të nesërmen që po vjen. Studentëve shqiptarë dua t’ju them sot se ai që na mashtroi, PD dhe opozita do t’i zgjidhë problemet tuaja. Një ditë e re e arsimit evropian, për ju studentë shqiptarë. Rama ik! Nuk ka gardh, nuk ka tela me gjemba që e mban peng ndryshimin popullor, ai ka nisur. Rama ik”, tha Basha. 

“Ora e hakmarrjes popullore po afron” theksoi më tej Basha, duke i dhënë dhe një mesazh Policisë së Shtetit, që sipas tij po dhunon qytetarët.

Pjesë nga fjala e Bashës

Nuk ka asnjë shanc që populli i bashkuar të lodhet të përçahet e te kthehet në racën e deleve që ke mbyllur në atë kotec, i cili nuk përfaqëson më vullnetin e popullit. Ne jemi të bashkuar, ne jemi të vendosur dhe të frymëzuar me frymën e lirisë dhe demokracisë, me frymën e Zotit për të mbrojtur shtëpitë tona, liritë tona dhe të drejtat tona.

Ndaj dhe orës kur monopolin e dhunës e ka vetëm shteti, nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore, që sot dhunon qytetarët e pafajshëm dhe mbron kriminleët trafikantët e drogës, hajdutët. Bashkë me këtë monolpol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, në miniera, në naftë, në ndërtime dhe tendera publikë. Ndaj mjerë ata oligarkë, mjerë ata shërbëtorë të Edi Ramës, që i kanë bërë llogaritë gabim. Ora e hakmarrjes popullore po afron.

Kurrë më nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë një parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, socialistëve të ndershëm për këtë pakt të madh kombëtar, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e pandalshëm të shqipërisë si gjithë Europa. I paralajamëroj prerë dhe qartë bashkëpunëtorët e rregjimit kriminal me kostum, me kollare, me atlete, me gojën e dhënë me qera se populli as nuk i harron as nuk ua fal shërbimet ndaj klikës mafioze në pushtet.

Ne jemi shpirti i Shqipërisë europiane. Vlerat për të cilat në luftojmë janë vlerat e Europës, vlerat e Amerikës, ndaj përballë kemi armiqtë e betuar të Shqipërisë europiane, ata që u ngritën kundër Shqipërisë në NATO, kemi atë që sulmoi presidentin e SHBA dhe vazhdon ta sulmojë me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit. Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e trafiqeve në Shtëpinë e Bardhë, ai e di mirë se orët e tij janë të numëruara, ora e Shqipërisë europiane nuk do të ndalet./Opinion.al



Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Para
Vettingu në polici, debate mes Murrizit dhe Lleshajt në Parlament

Vettingu në polici, debate mes Murrizit dhe Lleshajt në Parlament

Ndryshime në ligjin për financimin e partive, Balla: PD, peng i Rusisë

Ndryshime në ligjin për financimin e partive, Balla: PD, peng i Rusisë

Tom Cruise ndalon Nicole Kidman të marrë pjesë në dasmën e djalit të tyre

Tom Cruise ndalon Nicole Kidman të marrë pjesë në dasmën e djalit të tyre
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com