Ka shkuar në 417 numri i të vdekurve në Mozambik i cili u godit nga një ciklon i fuqishëm i etiketuar si “Idai”.
Numri i përgjithshëm i viktimave të cilët kanë vdekur jo vetëm cikloni, por dhe nga dalja nga shtrati lumenjve, ka shkuar në 700, duke përfshirë zonat Mozambik, Zimbabve dhe Malavi.
Ndërkohë, parashikohet që cikloni të aktivizohet përsëri, duke ngjallur frikën e një tjetre tragjedie të madhe në zonat e Afrikës.
Kombet e Bashkuar do të përcaktojnë bilancin përfundimtar të viktimave dhe dëmeve materiale pasi uji të jetë tërhequr nga zonat e banuara.
Zyra e OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) u shpreh se lumenjtë Buzi dhe Zambezi rrezikonin të dilnin nga shtrati sërish./ Opinion.al E.Xh.