Këngëtarja Ariana Grande dhe ish i dashuri i saj Pete Davidson gjatë lidhjes së tyre i kanë dedikuar njëri-tjetrit disa tatuazhe, të cilat shpesh i bënin publike.
Por siç ndodh rëndom kur çiftet ndahen edhe tatuazhet kanë ‘fatin’ që të mbulohen me tjera tatuazhe ose të hiqen.
Diçka të tillë duket se ka bërë edhe Ariana me një nga tatuazhet. Fjalën ‘përgjithmonë’ të shkruar me shkrimin e Pete ajo e ka modifikuar duke i shtuar disa detaje gjethesh dhe këtë ndryshim ajo e ka bërë publik në Instagram.
Ndërkohë Davidson vazhdon ta këtë tatuazh në trupin e tij, por dedikimet e tjera referuar Grande-s janë fshirë.
Në këtë mënyrë simbolike çifti i ka mbyllur të gjitha shanset për një ribashkim, ndërkohë që Pete ka nisur edhe një lidhje të re./Xh.K/Opinion.al/