Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Boris Johnson: Pa nostalgji, Brexit duhet të ndodhë tani

2019/03/19 at 10:00 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Boris Johnson: Pa nostalgji, Brexit duhet të ndodhë tani

Ka shumë mënyra për të folur, por Boris Johnson, deputet anglez, shkrimtar, gazetar, ish-kryebashkiak i Londrës dhe ish-Ministër i Jashtëm, nuk i përdor gjysmë-fjalët. Ai e do Britaninë jashtë Bashkimit Europian, pa asnjë justifikim.


Marsi është një muaj i vështirë për qeverinë britanike si edhe për kryeministren Theresa May. Prej një dekade dihet se Boris Johnson dëshiron të jetë kryeministër, por tashmë dihet edhe platforma politike, që e sheh vendin e tij jashtë Bashkimit Europian. Nëse ndodh që May do të rrëzohet nga pushteti, dikush tjetër është gati të vërë në praktikë planin për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Europa, pa shumë nostalgji.

Johnson, ju flisni për një “Global Britain”, pra një Britani globale. Çfarë nënkuptoni?
Që në ditën time të parë si Ministër i Jashtëm kam thënë qartësisht se politika jonë do të duhej drejtohej nga një Britani e Madhe globale, të gjithë më sulmuan, por jam i bindur se kështu duhet të jetë dhe duhet ta ruajmë historinë dhe instiktin e këtij vendi. Kam shumë besim në vendin tim, besim që e gjej përtej oqeanit por që e shoh shumë pak te njerëzit e vendit tim. Jemi vendi i dytë më i madh në NATO, një prej vendeve të pakta që mund të dërgojmë ushtarë deri në 7,000 milje prej këtu, por jemi një superfuqi edhe në “soft power”, me fuqinë tonë “të butë”, me aftësitë tona. Nëse bëni bashkë fuqinë tonë kulturore, diplomatike, universitare, impakti ynë intelektual në botë është i dyti më influencues pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi një vend që vlerësohemi shumë nga bota, prandaj njerëzit janë në mëdyshje dhe konfuzë për mënyrën se si Mbretëria e Bashkuar po e menaxhon çështjen “Brexit”, nga paaftësia jonë për të qenë të lirë.

Flisni për liri? Cila liri?
Liri mendimi, liri shprehjeje, liri nga shtypja. Mendoj se është jetësore që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë t’u japë mundësinë të gjitha vajzave të planetit të kenë të paktën 12 vjet arsimim cilësor, me siguri është politika më efikase që po përçojmë në botë. Por mbi të gjitha, duhet të jemi kampionë të tregut të lirë dhe më vjen keq që nuk mund të jemi evangjelistë të tregut të lirë nëse vazhdojmë të qëndrojmë të burgosur kështu.

Partia Labursite si përgjigjet?
Është ky propozimi i çuditshëm i Jeremy Corbyn sipas të cilit Britania duhet të qëndrojë në unionin doganor me ndonjë formë përfaqësimi të vogël në tryezat e Brukselit, një lloj përfaqësimi që ai nuk e shpjegon. Mendoj se propozimi i Corbyn është çmenduri, unë nuk besoj se duhet të kthehemi pas. Prandaj është jetike që në javët e ardhshme kjo qeveri, qeveria jonë, kryeministrja jonë, të gjejë një rrugëdalje duke krijuar një “UK sized exit”, pra një dalje të Britanisë nga Bashkimi Europian sipas nevojave të Britanisë.

Dikush mendon se kryeministrja Theresa May po flirton me pozicionin që laburistët kanë mbi Brexit, a jeni i shqetësuar?
Nuk besoj se ka hapësirë për manovrat e kryeministres apo të qeverisë konservatore në kërkimin për një dakortësie me Partinë Laburiste, sepse e majta do të tërhiqet pas, do kërkojnë një marrëveshje që do të jetë toksike dhe do të ketë efekte shkatërruese për Partinë Konservatore. Në fakt, synimi i Corbyn është të na mbajë ende brenda unionit doganor, të burgosur brenda tregut të përbashkët e prandaj Brexit, pra premtimi që i kemi bërë njerëzve pas Referendumit për të dalë nga Europa, do të zhbëhej. Nëse një qëndron në tregun e përbashkët dhe ulet në tryezat e Brukselit, çfarë emri i vihet? Do të thotë që do të jemi ende anëtarë të Bashkimit Europian dhe Corbyn do të bëjë pikërisht këtë gjë

Po lëvizja e lirë e njerëzve?
Siç dihet, unë jam në favor të emigracionit në këtë vend, duke qenë se Britania e Madhe ka qenë e aftë për të marrë më të mirën nga njerëzit e talentuar që ka mirëpritur. Por ne duhet të ndërtojmë një mekanizëm kontrolli dhe duhet të jemi në gjendje të vendosim se çfarë trajtimi t’i bëjmë emigrantëve potencialë.

Britania e Madhe është pjesë e tregut të bashkuar nga gjysma e shekullit të shkuar, ç’do të ndodhë?
Po, por duhet thënë që prej vitit 1992, na kanë ftuar në Gjenevë në Organizatën Botërore të Tregtisë si 36 vende të tjera, ku përfshihen Zvicra e Japonia. Tek ato kemi parë një rritje më të madhe të eksporteve drejt 27 vendeve të Europës, në krahasim me eksportet tona drejt të njëjtave vende. Kjo mendoj është mungesë respekti ndaj nesh. Tani kemi më shumë mundësi për të rritur pasurinë tonë./Përktheu Erjon Uka, Opinion.al

Etiketa: anglia jashte bashkimit europianboris johnsonbrexitdalja e britaniseministri i jashtemtheresa may britani


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Premtimi i kryeministres së Zelandës së Re për vrasësin e 50 njerëzve

Premtimi i kryeministres së Zelandës së Re për vrasësin e 50 njerëzve

Planifikoni udhëtim në çift, ja 10 vendet më romantike ku mund të shkoni

Planifikoni udhëtim në çift, ja 10 vendet më romantike ku mund të shkoni

Divorc mes Bieber dhe Baldwin, flet bukuroshja

Divorc mes Bieber dhe Baldwin, flet bukuroshja
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}