Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Një 35-vjeçare ka humbur humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë lokale mësohet se përplasja me shtyllen buzë rrugës ka rezultuar fatale dhe drejtuesja e mjetit me inicialet E.A ka humbur jetën në vend.
Trupi i viktimës është transportuar në morg, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./E.M