Gazetari i News 24, Erion Skendaj, të hënën, deklaroi se në momentin kur një pjesë e studentëve janë futur në orët e mësimit, pati një lloj frike nga ana e tyre kjo edhe mbjellë brenda fakulteteve se do të humbisnin vitin shkollor, pasi kishte filluar aplikimi i mungesave.
I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Skendaj tha se sipas informacioneve që zotëron, aplikimi i mungesave ka filluar dhe studentët për këtë fakt ndjehen të frikësuar.
Ai tha se kjo është arsyeja se pse një pjesë e studentëve ka filluar të futet në auditore, pasi ata nuk kanë asnjë informacion në lidhje me atë se çfarë po ndodh brenda auditoreve.
Kanë filluar të aplikohen mungesa në fakultete. Prandaj ka ndodhur edhe përplasja mes tyre, pasi studentët kanë frikë se mund të humbasin vitin.
Pedagogët janë ndarë në grupe. Ata kanë qenë të dyzuar. Unë sot komunikova me disa studentë të arkitekturës pasi kishin dëgjuar se sezoni i provimit fillonte në mes të shkurtit.