Një person është çuar mesnatën e djeshme në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranës.
Ai është paraqitur në urgjencë më plagë në kokë.
Megjithë ndërhyrjen e mjekëve, 35 vjeçari i identifikuar si Arben Gjeci nga Zallbastari i Tiranës, nuk mundi ti shpëtojë plagëve të marra.
Vdekjen e të riut e kanë konfirmuar edhe mjekët, ndërsa policia po heton mbi rrethanat në të cilat ka marrë plagët.
Vetë të afërmit e tij thonë se Gjeci ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, çka i ka shkaktuar plagët.
Por tani do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë shkakun e vërtetë të vdekjes. d.l