Elita Rudi prej disa muajsh po shijon periudhën e e shtatzanisë, e cilësuar si një nga më të rëndësishmet në jetën e një gruaje. Moderatorja solli në vëmendje një trend të ri që po përhapet me shpejtësi edhe në vendin tonë, për të “dokumentar” e ruajtur përjetësisht çdo ndryshim që ndodh me trupin e nënave të ardhshme. Fjala është për përdorimin e argjilës së bardhë e cila vendoset tek zona e barkut. Ajo mbahet për disa minuta dhe në fund hiqet. Kështu Elita, por edhe çdo mama tjetër, mund të ruajë formën e barkut të saj në një muaj të caktuar të shtatzënisë.
Elita pyet ndjekësit nëse e kanë provuar argjilën e bardhë, duke kërkuar kështu dhe mendimin e tyre lidhur me këtë trend të ri. Ajo ka qenë vazhdimisht aktive duke zbuluar shumë gjëra për shtatzëninë e saj, sigurisht përveç gjinisë, të cilën si ajo dhe Gjiko duan ta mbajnë diskrete.
Më herët argjilën e bardhë për të ruajtur formën e barkut e kanë përdorur Khloe Kardashian, Natalie Portman etj./E.M