Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentët e ekonomikut: Kërkojmë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule

2019/01/19 at 9:55 PM
në Sociale, ZZinstant
Kohë leximi: 3 min
A A
Studentët e ekonomikut: Kërkojmë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule

Një grup i studentëve të Fakultetit Ekonomik, të cilët prej disa ditësh janë në protestë, përmes një deklarate për mediat kërkojnë të sqarojnë pozicionin e tyre kundrejt mënyrës së protestës dhe njëkohësisht largimin e Dekanit Dhori Kule.


Në deklaratën e shpërndarë mbrëmjen e së shtunës, studentët thonë se dekani është treguar pasiv në qëndrimet e tij kundrejt protestës  dhe “është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm”.

Ndërkohë, që në hyrje të deklaratës, studentët njoftojnë se nuk janë tërhequr nga beteja kryesore për një arsim cilësor.

  

Deklaratë për media

Në vijueshmëri të protestës studentore dhe zhvillimeve të ndodhura këto ditë duam të sqarojmë gjithë opinionin publik dhe studentët se:

Së pari, ne si studentë nuk jemi tërhequr nga beteja jonë kryesore për një arsim cilësor.

Së dyti, aktualisht ndodhemi në një moment kyç të protestës sonë dhe jemi në pritje të pedagogëve që përtej deklaratave dhe inkurajimeve verbale që na japin, të na bashkohen edhe fizikisht në protestë dhe bojkot të procesit mësimor deri në plotësimin real të kërkesave tona.

Universiteti është i studentëve dhe pedagogëve bashkë.

Nga nevoja për të mundësuar transparencë, duam t’iu bëjmë me dije se në kuadër të bashkëpunimit me pedagogët si çdo ditë të protestës edhe ditën e djeshme më datë 18 Janar 2019, zhvilluam një takim student-pedagog në ambientet e universitetit, ku ftesës drejtuar disa pedagogëve ju përgjigj edhe prof. Mimoza Manxhari.

Gjatë diskutimeve mes nesh, disa studentë me prapavijë partiake, sulmuan Prof. Manxharin me pretendimin se ‘ajo si person që ngel shumë studentë nuk duhet të jetë mes nesh’.

Ne studentet reaguam menjëherë ndaj këtyre sulmeve dhe vazhdojmë të ftojmë çdo pedagog të na bashkohet për të mundësuar përmbushjen e misionit të protestës tonë.

Ne nuk duam të bëjmë avokatin e asnjë pedagogu, por as nuk mund të lejojmë akuzat e pabaza dhe të paramenduara nga individë të veçantë. Padyshim që ne do të insistojmë, që të krijohen mekanizma që të vërtetojnë performancën e çdo pedagogu. Sulmet e djeshme ishin të dirigjuara nga individë që janë pjesë e forumeve partiake PD-PS-LSI dhe që veprojnë për llogari të Dekanit të FEUT Dhori Kule.

Konkretisht Kristian Kina, kryetar i studentëve në Senatin Akademik, UT dhe anëtar i zjarrtë i LSI, dje (dhe jo vetëm) për llogari të Dekanit Dhori Kule ka iniciuar prishjen e diskutimit nëpërmjet sulmit aspak qytetar dhe të ndershëm ndaj pedagoges në fjalë e së bashku me militantë të tjerë rreth vetes krijuan kaos dhe tension.

Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe dorëheqjen Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve. Beteja jonë për një arsim cilësor vazhdon dhe nuk do të ndalet, pasi nuk ka forcë të errët që mund të ndali vrullin e studentëve me pedagogët në krah!

Etiketa: deklaratedhori kuledorerheqjefakulteti ekonomik


Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
E kuronte për një sëmundje tjetër, por vajza i vuante nga autizmi

E kuronte për një sëmundje tjetër, por vajza i vuante nga autizmi

Video/Vladimir Putin lan mëkatet, zhytet në ujërat e akullta

Video/Vladimir Putin lan mëkatet, zhytet në ujërat e akullta

“Vuçic largohu”, Beogradi në protestë

“Vuçic largohu”, Beogradi në protestë
















TE FUNDIT

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve
10 Qershor, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrisin rrezikun e urisë për miliona njerëz në...

Lexo më shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
10 Qershor, 2026

Sot shënohen 148 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XIX në historinë...

Lexo më shumë

Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt

Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt
10 Qershor, 2026

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) deklaroi sot se ka sulmuar 21 objektiva ushtarake amerikane në bazat ajrore...

Lexo më shumë

Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin

Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin
10 Qershor, 2026

Një 22-vjeçar nga Lezha, është arrestuar sot në Shëngjin me qëllim ekstradimi. Shtetasi me inicialet O.P., akuzohet në Spanjë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}